web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Këlliçi nxjerr foto me zv.kryeministrin e Italisë/ Mesazh për qeverinë Meloni

22 Tetor 2022, 18:44, Politikë CNA
Këlliçi nxjerr foto me zv.kryeministrin e Italisë/ Mesazh
Antonio Tajani dhe Belind Këlliçi

Pas ceremonisë së betimit të Giorgia Melonit si kryeministre e Italisë, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka dhënë një mesazh për qeverinë e re të shtetit fqinj.

Këlliçi ka publikuar në rrjetet sociale një foto me Antonio Tajanin, i cili do të jetë nga sot zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme në qeverinë Meloni.

Ai përcjell urime për qeverinë e re, teksa deklaron se Italia ka rol kyç në afrimin e Shqipërisë në proceset integruese.

“Onorevole Antonio Tajani do të jetë nga sot Zëvendës Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë Meloni, e kryesuar nga e para grua kryeministre në historinë e Republikës Italiane.

Italia ka rol kyç në afrimin e Shqipërisë në proceset integruese. Urimet më të mira për fqinjët dhe partnerët tanë historikë!”, shkruan deputeti./ B.A. – CNA.al

Këlliçi nxjerr foto me zv.kryeministrin e Italisë/ Mesazh

Këlliçi nxjerr foto me zv.kryeministrin e Italisë/ Mesazh





Lajmet e fundit nga