Britania planifikon kufizime gjatë natës në rrjetet sociale për adoleshentët
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...

Nëse në Shqipërinë tonë të paradokseve dhe të çudive të pafundme, do të ekzistonin institucione serioze dhe njerëz të përgjegjshëm në krye të tyre që të respektonin hierarkinë e vlerave, të meritave dhe të kontributeve në të mirë të vendit, padyshim, edhe emri i Hamit Boriçit do të gjendej ndër ata që e meritojnë nderimin dhe mirënjohjen shtetërore, në fund të fundit si një shenjë e nderimit të vetë shoqërisë.
Mirëpo, mediokriteti i injorantëve që mbllaçiten e gogësijnë të rrethuar prej gjithëfarë servilësh nëpër zyrat e pushtetit, nuk mund të mbërrijë dot deri në lartësitë e dinjitetit ku gjendet emri i Hamit Boriçit, njeriut të mirë, fisnikut të madh dhe zotnisë së gazetarisë shqiptare.
Hamit Boriçi nuk është thjeshtë një emër i një njeriu fisnik, i një qytetari të angazhuar, i një gazetari të palodhur, i një kryeredaktori të matur dhe vullnetmirë, i një historiani të përkushtuar, i një lektori apo i një pedagogu themelues të shkollës së gazetarisë në Shqipëri.
Ai është institucion reference. Është historia e vetë gazetarisë shqiptare që prej gjysmës së dytë të shekullit të kaluar e tëhu, i vetëmjaftueshëm për të merituar pa asnjë grimë rezerve nderimin dhe mirënjohjen e kolegëve, të gazetarëve që u bënë të tillë edhe për meritë të Hamit Boriçit. Por, për të merituar edhe nderimin dhe mirënjohjen e lexueve e qytetarëve, të cilët edhe pse mund të mos e njohin personalisht, kanë mirësinë të çmojnë atë që e meriton nderimin prej emrit të mirë dhe punës së bërë.
Unë kam patur fatin ta njoh Hamit Boriçin 35 vjet më parë; ai kryeredaktor i gazetës “Bashkimi” dhe unë student.
Ende, edhe sot e kam në sy atë mirësinë e njerëzishme dhe ngrohtësinë si prej prindi që i lexohej në sytë dhe portretin e paqtë me të cilën më priti, anipse ai ishte kryeredaktor i gazetës së dytë më të rëndësishme në vend, e unë, vetëm një ëndërrimtar për t’u bërë gazetar.
Kësisoj, nuk mund të mos i jem mirënjohës Hamit Boriçit që më botoi shkrimet e para e më çeli portat e udhës për ta bërë ëndërrën realitet.
Ndaj sot, mund ta them me bindje se pa atë pritjen e tij me aq mirësi e bujari dhe pa inkurajimin dhe nxitjen për ta dashur jo thjeshtë si profesion, por si pasionin e jetës punën e gazetarit, nuk do t’ia kisha dalë t’i përkushtohesha punës së gazetarit.
Në këtë mënyrë, Hamit Boriçi shënjoi mbase në mënyrë përcaktuese udhën që do të ndiqja më pas.
Jam i bindur, se i tillë ka qenë edhe për shumë e shumë të tjerë, gazetarë të zotë e profesionistë të spikatur, karriera profesionale e të cilëve ka patur në zanafillën e vet bekimin e këtij fisniku të madh.
Faleminderit për gjithë sa ke bërë e ke dhënë për këtë vend mësuesi ynë i dashur dhe të paçim jetëgjatë!
Ish-nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, ka publikuar një ...
Si sot më 20 tetor 1900, u nda nga jeta poeti kombëtar Nai...
Robert Naçi, pedagogu në Universitetin e Korçës është ...
Aktori Robbie Coltrane, i cili njihet për rolin e tij si H...
Dhimitër Pasko apo siç është njohur me emrin e tij letrar,...
Luan Rama ka përkujtuar ditën e sotme dy shkrimtarët e...
Ish-nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, ka përkujtuar shk...
Sopranoja e famshme, Inva Mula, ka ndarë më shumë deta...
Zhuliana Jorganxhi, një emër i madh i artit dhe kulturës s...
Shrimtarja franceze Annie Ernaux, ka fituar çmimin Nob...
Sipas Nick Metcalfe, New Mills, MB Europa - një dashnor i...
Tre shkencëtarë fituan të martën çmimin Nobel të këtij...
Në këtë fundjavë, në juglindje ka startuar edicioni i 12-t...
Kjo është një foto e dhjetorit të vitit 1944 në kampin “Sa...
Sot jetojmë në një shoqëri pluraliste me shumë perspektiva...
Sot në botë të ndikuar nga tradita, feja dhe orientime sek...
Më 15 prill 1945, ushtarët aleatë të kombinuar nga forcat ...
Është ndarë nga jeta, balerina e parë e Teatrit të Ope...
Një tjetër sukses për krijimtarinë e poetes shqiptare ...
Aktori i njohur i humorit, Behar Mera, është një ndër akto...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...