“Një kujtesë se ëndrrat marrin formë”/ Artikulli i plotë i "Vogue Belleza" për Bleona Qeretin
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bleona Qereti,...

Dimri në Europë sjell peizazhe përrallore të mbuluara me dëborë, tregje festash, drita vezulluese dhe atmosferën karakteristike të Krishtlindjeve. Për të hyrë plotësisht në shpirtin festiv, udhëtimet e ngadalta dhe panoramike me tren janë një ndër eksperiencat më të veçanta që mund të përjetoni. Euronews Travel ka përzgjedhur disa prej itinerareve më magjike dhe të paharrueshëm për këtë sezon.
Santa Claus Express, udhëtim drejt zemrës së Rrethit Arktik

Një nga udhëtimet më mbresëlënëse dimërore është Santa Claus Express, treni finlandez me fjetje gjatë natës që lidh Helsinkin me Rovaniemin në Rrethin Arktik. Pasagjerët udhëtojnë përmes liqeneve të ngrira dhe pyjeve të mbuluara me borë, ndërsa mund të kenë edhe fatin të dallojnë Dritat Veriore.
Në Lapland, “vendlindja zyrtare e Babagjyshit”, ndalesat përfshijnë Kolari dhe Kemijärvi, ku vizitorët mund të eksplorojnë Fshatin e Babagjyshit dhe Zyrën e tij Postare. Treni ofron kabina standarde dhe luksoze, banjo private dhe një vagon-restorant të pajisur plotësisht.
Espresso Monaco, nga Roma drejt tregjeve zbukuruese të Mynihut

Për adhuruesit e trenave të natës, Espresso Monaco ofron një udhëtim festiv nga Roma në Mynih, i shoqëruar me argëtim, muzikë live dhe dekorime të Krishtlindjeve. Pasagjerët mbërrijnë direkt në tregjet tradicionale gjermane, të njohura për suvenire artizanale dhe verën e nxehtë.
Treni ndalon në qytete italiane, austriake dhe gjermane, ndërsa ofron akomodime të ndryshme,nga kabina private deri te vagonët me shtretër ekonomikë. Linja operon dy herë gjatë dhjetorit.
Hekurudha e Bergenit, magjia e Norvegjisë së mbuluar me borë

Rruga hekurudhore Oslo–Bergen është një ndër më piktoresket në Evropë, veçanërisht në dimër. Rreth 500 km udhëtim përmes 180 tuneleve, fjordeve, ujëvarave të ngrira dhe maleve dramatike e kthejnë këtë udhëtim në një përvojë të paharrueshme.
Pasagjerët mund të shijojnë pllajën e famshme Hardangervidda dhe ndalesa si Finse dhe Geilo, si dhe të lidhen me hekurudhën ikonike Flåm. Treni ofron Ëi-Fi, vagon kafene dhe opsione të ndryshme klasash.
Golden Eagle Danube Express, luks dhe magji festive

Për një udhëtim luksoz të vërtetë, Danube Express sjell itinerare festive midis Budapestit dhe Mynihut, me ndalesa në Vjenë, Salzburg dhe Alpet Austriake. Udhëtimi përfshin akomodim në hotel me pesë yje, ture të organizuara, koncert festiv në Vjenë dhe degustime tradicionale.
Kabinat luksoze me banjo mermeri, shërbimi i dhomës dhe restoranti elegant e kthejnë këtë tren në një hotel lëvizës me pesë yje.
Glacier Express, treni më i ngadaltë në botë, por më spektakolar

Glacier Express, një simbol i Zvicrës, ofron një udhëtim tetë-orësh nga Zermatt në St. Moritz, duke kaluar mbi 291 ura dhe përmes 91 tuneleve. Pamjet panoramike të Alpeve, Qafa Oberalp, Gryka e Rinit dhe Viadukti Landëasser janë vetëm disa nga momentet kulmore.
Treni ofron tre klasa shërbimi, përfshirë klasën Excellence me vakt luksoz me 5 pjata dhe përbërës sezonalë zviceranë.
Këto linja hekurudhore festive sjellin kombinimin ideal të aventurës, relaksit dhe atmosferës së Krishtlindjeve, duke u kthyer në eksperienca të paharrueshme për çdo udhëtar që kërkon magjinë e dimrit në Evropë./ CNA
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bleona Qereti,...
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bleona Qereti,...
Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Bleona Qereti ka qenë e ...
Top Channel ka zbuluar datën e fillimit të sezonit të pest...
Këngëtarja Sheila Haxhiraj ka prekur me rrëfimin e saj mbi...
Periudha e festave të dimrit shpesh shoqërohet me atmosfer...
Këngëtarja e njohur, Katy Perry ka ndarë fotot e para si ç...
Luana Vjollca ndodhet prej disa ditësh në Miami, ndërsa së...
Brandi i Luana Vjollcës, “LULU”, ka bërë namin në Miami, S...
Aktorja shumë e dashur për të gjithë shqiptarët, Sara Khan...
Bashkëshortja e Shpat Kasapit, Selvije Jao, ka publikuar n...
Këtë të enjte, gjatë seancës plenare në Kuvendin e Shqipër...
Reperi italian, Fred de Palma, i ka propozuar për martesë ...
Në një intervistë të re, aktori me famë botërore Leonardo ...
Prada ka bërë të ditur se ka përfunduar blerjen e Versace,...
Apple Music Replay u ka ofruar dëgjuesve të dhëna mbi melo...
Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump zbuloi sot dekorimet...
Vanessa Hudgens dhe bashkëshorti i saj, Cole Tucker, janë ...
E Premtja e Zezë (Black Friday) aktivizon mekanizma psikol...
Luana Vjollca ka suprizuar shqiptarët në Ditën e Pavar...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...