web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Serbi i kopjon këngën "Heart Attack" Noizyt dhe Loredanës/ Kujt i bëri "diss"?

23 Tetor 2022, 11:47, Lifestyle CNA

Serbi i kopjon këngën "Heart Attack" Noizyt dhe

Kënga “Heart Attack” që u publikua gjatë kësaj vere nga Noizy dhe Loredana, ishte një hit i padiskutueshëm, që bëri gjithë publikun të kërcejë.

Për 4 muaj kjo këngë ka marrë thuajse 40 milionë klikime në "YouTube".

Me sa duket jehona e kësaj kënge ka mbërritur edhe në Serbi, ku një "Youtuber" serb, e ka përdorur këtë këngë për t’i bërë "diss" një personazhi tjetër të njohur në Serbi.

Bëhet fjale Bogdan Iliç, i njohur në rrjet si Baka Prase, i cili është shumë i njohur në rrjetet sociale, ku vetëm në "Instagram" numëron 1 milion ndjekës.

Së fundi Bogdan ka lançuar një “diss track” duke iu drejtuar një personazhi shumë të pasur në Serbi, i quajtur Zejlko Mitrovic.

Kënga titullohey “MPQRS”, ndërkohë që beati dhe vija melodike janë të kopjuara nga kënga e Noizyt dhe Loredanës.

Ende nuk ka një reagim nga Noizy dhe Lori, por me rëndësi është që muzika shqiptare po shihet si frymëzim./CNA.al





Lajmet e fundit nga