Eskploziv në një biznes në ish-bllok/ Policia nis hetimet
Rreth orës 00:15 të pasmenatës në rrugën "Sami Frashër...

GJKKO ka nisur hetimin për një tjetër grup të vrasjeve me pagesë.
Pas dëshmive të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, vëllezërve Jamaku, ka kaluar për gjykim dosja në ngarkim të Gjergj Cukalit.
Bëhet fjalë për dosjen e shpërthimit me eksploziv ndaj biznesmenit Gjon Mena në Kamëz.
Pjesë e dosjes janë gjithashtu edhe vëllezërit vëllezërit Enver dhe Edmond Jamaku, të cilët nga vrasës me pagesë u kthyen në bashkëpunëtorë të drejtësisë. Ata janë të dyshuarit kryesorë për atentatin ndaj Gjon Menës, të ndodhur më 9 shkurt 2021 në Kamëz.
Gjergj Cukali është një personazh mjaft i njohur në botën e krimit dhe i shpallur subjekt i OFL.

I dënuar për pengmarrje
Më 24 nëntor 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Gjergji Cukalin me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë ndaj shtetasit F.D., ngjarje e ndodhur në vitin 2004.
Arrestimi në 2016-ën
Ndërkohë, në korrik të 2016-ës, ai u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Tangent”, ku Cukali ishte drejtuesi i një rrjeti të shpërndarjes së kokainës.
Atë kohë u proceduan penalisht 7 persona, ndërsa 9 të tjerë u arrestuan. Të arrestuarit ishin shtetas nga disa qytete të Shqipërisë, por edhe nga Kosova. Ndër ta kishte edhe të dënuar më herët për vepra të rënda penale.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin anëtarët e grupit dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Tiranës si “Myslym Shyri”, ish-Blloku, sheshi “Willson”, në rrugën “Ali Demi”, në zonën e Porcelanit dhe në rrugën e Elbasanit.
Përmes veprimeve procedurale dhe duke përdorur metoda speciale, Policia e Tiranës kishte dokumentuar aktivitetin kriminal të këtij grupi. Hetimet patën provuar se shtetasit e arrestuar e siguronin lëndën narkotike përmes Gjergji Cukalit dhe më pas e shpërndanin, sipas porosive të marra nga klientët.
Trafikantit i zbulohet identiteti tjetër
Gjergji Cukali, i njohur si “i forti i Myslym Shyrit”, kishte edhe një identitet tjetër, gjë që iu zbulua menjëherë pas arrestimit në vitin 2016. Atë kohë "Top Channel" ka siguruar dokumentet e falsifikuara me identitetin Ergi Hoxha. Pasaporta biometrike, karta e identitetit dhe patenta me të njëjtin emër, iu sekuestruan nga policia, e cila ndaj Cukalit kishte ngritur edhe akuzën e falsifikimit të dokumenteve.
Sëmundja që e dërgoi nga burgu në shtëpi
Pas një viti qëndrimi në burg, Gjergji Cukali sërish arrin që të dalë. Një vendim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë që mban datën 24 Maj 2017, i dha lirinë Gjergji Cukalit duke vendosur masë sigurie “arrest shtëpie”. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë argumenton se u vendos që Gjergji Cukali të qëndrojë në “arrest shtëpie” për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Rezulton se “i forti i Myslym Shyrit” vuante nga astma bronkiale dhe kishte kriza të shpeshta.
“Për këtë arsye,- thotë Gjykata e Lartë, -Gjergji Cukali nuk mund të mjekohet në Institutin e Kujdesit të Veçantë Shëndetësor të të burgosurve Tiranë. Qëndrimi në burg i vë jetën në rrezik”. Nisur nga ky raport mjekësor, Gjykata e Lartë vendosi të rrëzojë dy masat e sigurisë “arrest me burg” të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe të Apelit Tiranë, duke vendosur “arrest shtëpie”, si masë më të përshtatshme duke parë gjendjen e të pandehurit.
Arrestimi i tij në vitin 2018
Gjergj Cukali nuk qëndron dot larg telasheve. Në vitin 2018 arrestohet sërish për thyerjen e masës së sigurisë. 40-vjeçari “i dënuar me masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, është kapur në flagrancë larg banesës së tij pasi kishte shkelur vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”, njoftonte atë kohë policia e Tiranës.
Arrestimi në maj të 2019
Policia e Tiranës njoftoi se ka bërë të mundur arrestimin e Gjergj Cukalit, ku është akuzuar për një vepër të rëndë penale, atë të vrasjes me paramendim. Hetuesit pretendojnë se kanë prova të forta që vërtetojnë përfshirjen e tij në vrasjen e ish-efektivit të policisë Arben Bilali me 30 janar 2019.
Si ndodhi ngjarja më 9 shkurt
Gjon Mena, sapo doli nga shtëpia e tij për të hapur makinën me pult, automjeti shpërthen nga krahu i shoferi dhe ai mbetet i plagosur lehtë në këmbë. Ai u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
35-vjeçari me origjinë nga Mirdita, me herët ka mbajtur emrin Altin Xhuxha. Ai rezulton një person me rekorde kriminale brenda dhe jashtë vendit. Mena, ka jetuar në Francë dhe Itali, ku është dënuar për vjedhje me armë dhe me dhunë, ndërsa në vendin tonë, ai ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje.
Dyshimet paraprake te grupit hetimor ishin për konfliktet që i plagosuri nga shpërthimi në makinën e tij, të ketë pasur me të tjerë së fundmi.
Njoftimi i policisë/ Tiranë:
Zbardhet ngjarja e ndodhur në Kamzë me eksploziv ku për pasojë mbeti i gjymtuar një shtetas.
Finalizohet me sukses OPERACIONI POLICOR “SATELITI”
Operacioni nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Forcën Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë
Kapen dhe vihen në pranga tre shtetas si autorë të dyshuar të ngjarjes.
Pas një pune policore dhe proceduriale të pandërprerë të bërë nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes së ndodhur në datë 09.02.2021, ku në rrugën “Silvio Berluskoni”, Kamëz, Tiranë, është tentuar të vritet me ekspoloziv të telekomanduar, shtetasi Gj.M,, i cili si pasojë e shpërthimit ka ngelur i dëmtuar në gjymtyrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Bazuar në provat ligjore të siguruara nga puna hetimore dhe veprimeve të shpejta hetimore proçeduriale si dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative në lidhje me këtë ngjarje, nga Sektori Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Sektori Forcës së Posaçme Operacionale në D.V.P Tiranë në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Nr.5, Nr.2 dhe Nr.4, Tiranë, Sektori Forcës Posaçme Operacionale dhe Sektori Forcës Posaçme Operacionale për mbështetjen hetimore/kërkimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u finalizua me sukses OPERACIONI POLICOR “SATELITI”.
Në përfundim të veprimeve të para nga ana e specialistëve të Seksionit Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje:
Gj.C, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale të ‘Rëmbim personi’ ‘Vrasje me paramendim’, ‘Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake’.
E. J, 33 vjec, dhe E. J, 24 vjec, lindur dhe banues në Tiranë..
Nga grupi hetimor i ngritur posaçërisht për hetimin e kësaj ngjarje, janë sekuestruar prova materiale, si automjete dhe sende të tjera, të cilat kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale dhe implikojnë drejtëpërdrejtë autorët e saj, prova të cilat për shkak të sekretit hetimor nuk bëhen të ditura në këtë moment.
Materialet në ngarkim të shtetasve Gj.C, E. J. dhe E. J. i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, për veprat penale të ”Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë,e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”./CNA.al
Rreth orës 00:15 të pasmenatës në rrugën "Sami Frashër...
Një 32-vjeçar nga Shkodra është arrestuar në flagrancë, pa...
Gjykata e Kurbinit ka dënuar me burgim të përjetshëm E...
Në vitin 2020 dy vëllezër u ekzekutuan në në autostradën ...
Gazetari Armand Bajrami ka dhënë detaje në lidhje me m...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra dy...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka r...
Martina Pajollari e cila dyshohet se është përfshirë në vr...
Një ngjarje e rëndë raportohet mëngjesin e sotëm nga q...
Pasditen e sotme një automjet ka përplasur një biçikletë n...
4 shoferë “të pabindur” janë arrrestuar në flagrancë, ...
Polica e Lezhës ka finalizuar planin operacional të ko...
Sot autoritetet truke kanë arrestuar Florenc Bicerrin ...
Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me kapjen e efe...
Policia e Vlorës dhe forcat e FNSH-së, kanë kryer një ...
Një aksidenti i shumëfishtë ka ndodhur në aksin rrugor...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, në rrugën "M...
Sot është dhënë masa e sigurisë për 16 personat e arre...
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Laç-Thumanë pr...
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg shtetasin indian me ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...