NASA anulon misionin e shumëpritur/ Raketa “Artemis 1” pëson defekt
NASA u detyrua të anulojë misionin e saj të shumëpritu...

NASA do të përpiqet përsëri të shtunën të nisë raketën e saj të re drejt Hënës në një fluturim provë, pasi problemet me motorin ndalën nisjen më herët këtë javë.
Drejtuesit thanë të martën se po ndryshojnë procedurat e furnizimit me karburant. Një sensor difektoz gjithashtu mund të jetë bërë shkak për braktisjen e lëshimit të së hënës, vunë në dukje ata.
Raketa 98 metra e gjatë - më e fuqishmja e ndërtuar ndonjëherë nga NASA - mbetet në platformën e saj në Qendrën Hapësinore Kennedy, me një kapsulë ekuipazhi të zbrazët.
Raketa “Space Launch System” do të përpiqet ta dërgojë kapsulën përreth Hënës dhe ta rikthejë në Tokë. Askush nuk do të jetë në bord, përveç tre manekinëve të provës. Nëse del me sukses, kjo do të jetë kapsula e parë që do të fluturojë në Hënë që nga koha e programit të NASA-s, “Apollo”, 50 vjet më parë.
Vazhdimi i punës për një nisje të shtunën do të sigurojë të dhëna të mëtejshme, edhe nëse problemi rishfaqet dhe numërimi mbrapsht ndalet përsëri, tha drejtuesi i programit të raketave të NASA-s, John Honeycutt. Kjo është më mirë "se të rrimë ndenjur duke kruajtur kokën, a ishte mjaftueshëm mirë apo jo", tha ai.
“Bazuar tek ato çfarë kam dëgjuar nga ekipi teknik sot, ajo që duhet të bëjmë është të vazhdojmë të shqyrtojmë të dhënat dhe të përmirësojmë planin tonë të fluturimit”, tha ai.
Gjatë përpjekjes së nisjes që u bë ditën e hënë, parametrat treguan se një nga katër motorët kryesorë në fazën bazë të raketës nuk mund të ftohej mjaftueshëm përpara ndezjes së planifikuar për ngritjen. Edhe tre motorët e tjerë ishin pak më të ngrohtë se ç’duhej.
Të gjithë motorët duket se janë në rregull, tha zoti Honeycutt.
Operacioni ftohës do të kryhet gjysmë ore më herët për tentativën e nisjes të së shtunës pasdite, pasi të fillojë furnizimi me karburant atë mëngjes. Zoti Honeycutt tha se ky motor pati një kohë ftohjeje më të shkurtër gjatë provave të suksesshme vitin e kaluar dhe se ndoshta kryerja e procesit më herët mund të mjaftojë.
Zoti Honeycutt gjithashtu vuri në dyshim integritetin e një sensori të motorit, duke thënë se mund të kishte dhënë të hënën të dhëna të pasakta. Ndryshimi i këtij sensori, vuri në dukje ai, do të nënkuptonte tërheqjen e raketës përsëri në hangar, duke rezultuar në javë të tëra vonesash.
Ndërsa duhet të ishte realizuar vite më parë sipas planit, fluturimi provë me kosto prej 4.1 miliardë dollarësh është hapi i parë i programit të NASA-s për eksplorimin e Hënës. Programi është quajtur Artemis, sipas motrës binjake të Apollonit në mitologjinë greke. Astronautët mund të bëhen pjesë e udhëtimeve që në vitin 2024 për një xhiro rreth Hënës dhe në vitin 2025 për të tentuar një ulje në sipërfaqen e saj./ VOA
NASA u detyrua të anulojë misionin e saj të shumëpritu...
Askujt nuk i pëlqen të merret me një tualet të bllokua...
'Gruaja Penang' u gjet në prill 2017 në Guar Kepah, Ma...
Shahu është një nga lojërat më të njohura dhe më të da...
Për mirë a keq, lotët e njeriut janë një mister. Disa ...
SeaPod është një koncept i ri i shtëpive mbi ujë, ideal për...
Pavarësisht pastrimit, aroma e ushqimit mund të mbetet në pl...
Të gjithëve na ka ndodhur të kapim orën 11:11 dhe kemi pyetu...
Sot gjithkush mund të hapë një biznes online pa qenë nevoj...
Gjergj Kastriot-Skënderbeu është Heroi Kombëtar i shqiptar...
Jeni i papunë ose jeni mërzitur nga puna juaj dhe dësh...
Rritja e inflacionit po detyron shumë njerëz të kërkoj...
Ishte koha kur Shqipëria kishte më të zhvilluar transporti...
Kushtetuta është ligji apo akti juridik kryesor i një vend...
"Curiosity" u nis nga Toka në nëntor 2011 dhe pas një ...
Shpërthimi vullkanik i Tongës në janar shpërtheu ujë t...
Planeti jonë po rrotullohet më shpejt, duke regjistruar di...
Në vitet 1939-1940 u kërkua një ligj i veçantë për përmirë...
Shpallja e pavarësisë shënoi hapat e parë në krijimin ...
Arabia Saudite ka zbuluar projektin e saj ambicioz urban “...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...