Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...

Sot gjithkush mund të hapë një biznes online pa qenë nevoja të ketë një dyqan fizik dhe mbi të gjithë pa u kufizuar te tregu lokal.
Interneti e bën të mundur që e gjithë bota të jetë klientela juaj dhe më poshtë do të eksplorojmë disa nga faqet më të mira ku ju mund të shisni produktet tuaja ose shërbimet dhe aftësitë tuaja online.
Pavarësisht nëse jeni një artist, shkrimtar, profesionist i pavarur ose ofrues i shërbimeve tuaja nga shtëpia, faqja ose tregu online i duhur mund të bëjë diferencën mes suksesit dhe dështimit të idesë suaj.
Këto janë disa nga tregjet e-commerce më të mira bazuar në reputacionin, koston, mbështetjen, cilësinë dhe më shumë faktorë të tjerë që profesionistët e Dotdash Meredith kanë marrë parasysh për të krijuar listën.
Faqet më të mira për të shitur produktet e biznesit tuaj në internet në 2022-shin:
Më e mira për veshje dhe aksesorë etj.: Redbubble
Vendi i dytë, më i miri për veshje dhe aksesorë etj: Printime
Më e mira për libra: Amazon KDP
Vendi i dytë, më i mirë: IngramSpark
Më e mira për freelancer-a: Upwork
Vendi i dytë, më i mirë: Freelancer
Më e mira për artistët: Amazon Handmade
Vendi i dytë, më i mirë: Etsy
Redbubble
Redbubble është një treg në internet dhe shërbim printimi sipas kërkesës (POD) që lejon dizajnerët të shesin veshje dhe aksesorë në internet pa pasur faqen e tyre të tregtisë elektronike dhe mbi të gjitha pa pasur nevojë të blejnë apo stampojnë produktet fizike. E vetmja gjë që ju duhet është dizajni. Dhe nuk keni nevojë të jeni artist – pasi shpesh dizajnet më të mira janë ato më të thjeshtat dhe RedBubble përfshin një program mjaft të thjeshtë për ata që s’janë artistë ku mund të eksperimentoni me shkrime, ngjyra, forma dhe ilustrime të gatshme!
Printful
Printful është një shërbim gjithashtu POD (Print on demand) që lejon artistët të dizajnojnë, printojnë, shesin dhe dërgojnë veshje dhe aksesorë të stampuar/personalizuar.
Amazon KDP
Amazon KDP e bën të lehtë publikimin e librave elektronikë dhe librave me kopertinë në librarinë më të madhe online në botë – falas.
Amazon Kindle Direct Publishing (KDP) e bën të lehtë për autorët që të krijojnë njëkohësisht një version Kindle të librit të tyre si dhe një version POD që klientët e tyre mund të blejnë. Thjesht duhet të ngarkoni dorëshkrimin tuaj, të plotësoni disa informacione rreth librit tuaj dhe keni mbaruar. Ai madje ofron një mjet falas që mund ta përdorni për të krijuar një kopertinë libri.
Amazon KDP e vendos automatikisht librin tuaj në dyqanet Kindle në mbarë botën. Ju gjithashtu do të fitoni 60% të çdo shitje të librave tuaj me kapak dhe 70% të librave tuaj Kindle.
IngramSpark
IngramSpark është një shërbim POD për libra elektronikë dhe libra me kopertinë. IngramSpark gjithashtu ju lejon të shisni librat tuaj në Amazon dhe direkt në librari.
Upwork
Upwork lejon freelancer-a të pavarur jo vetëm të shesin shërbimet e tyre, por gjithashtu të dërgojnë mesazhe, skedarë, fatura dhe të paguhen.
Upwork është një nga tregjet më të mëdha për stilistë, programues, tregtarë, shkrimtarë, përkthyes, copywriter-a, dizajnerë e çdo lloj profesioni tjetër që mund të imagjinoni. Faqja përdor një motor të fuqishëm të AI për të renditur mijëra projekte dhe për t’i përshtatur ato me aftësitë dhe preferencat e një profesionisti të pavarur.
Upwork merr një përqindje të fitimeve të çdo profesionisti të pavarur bazuar në shumën e fituar.
Si tregu më i madh në botë i punëve të pavarura, Freelancer lidhet me më shumë se 59 milionë punëdhënës dhe freelancer-a të pavarur në mbarë botën.
GoodTherapy
GoodTherapy është një nga drejtoritë më të mëdha të shëndetit mendor në botë që u ofron anëtarëve mjete marketingu dhe planifikimi si dhe akses në kurset e edukimit (CE).
Me mbi 1.5 milionë kërkime terapistesh çdo muaj, GoodTherapy lidh profesionistë me pacientë në më shumë se 20 vende. Si anëtar, ju mund të lidheni me referime dhe të merrni matjet e referimit në kohë reale, një vulë kredenciale të verifikuar, mundësi publikimi dhe më shumë.
GoodTherapy ofron tre nivele anëtarësimi duke filluar nga $29,95 dollarë në muaj ose $323 dollarë në vit.
Amazon Handmade
Amazon Handmade lejon artizanët të shesin produktet e tyre të punuara me dorë ose veprat e artit direkt në Amazon, duke e vënë artin e tyre përpara qindra miliona klientëve globalë. Amazon kërkon që artistët të miratohen përmes një procesi aplikimi dhe të krijojnë vetë artikujt e artit.
Amazon Handmade ngarkon një komision prej 15% për çdo produkt. Do t’ju duhet gjithashtu të paguani një tarifë mujore prej $39,99 dollarësh nëse shisni më shumë se 40 artikuj jo të punuar me dorë në kategori të shumta.
Etsy
Etsy mbështet 1.8 milionë artistë dhe zejtarë, por shtrirja e saj është shumë më e vogël se ajo e Amazon dhe është e kufizuar vetëm për klientët që vizitojnë tregun. Një llogari është falas dhe Etsy tarifon vetëm $0,20 dollarë për të listuar një artikull plus një tarifë transaksioni prej 6,5%, një komision 3% dhe një tarifë përpunimin e pagesës prej $0,25 dollarë.
Google My Business
Google My Business ju lejon të promovoni biznesin tuaj të shërbimeve në shtëpi në motorin e kërkimit të Google dhe Google Maps duke e bërë të lehtë për klientët vendas t’ju gjejnë dhe t’ju kontaktojnë.
Google My Business ju lejon të krijoni një listë biznesi të përditësuar dhe të optimizuar në motorin më të madh të kërkimit në botë. Krijimi i një llogarie është falas dhe siguron që biznesi juaj të gjendet në Google Maps dhe kur kërkon lokal.
Ju gjithashtu keni akses në metrikë të vlefshëm që ju tregojnë se sa njerëz po klikojnë, telefonojnë dhe rezervojnë takime me ju./ Euronews Albania
Gjergj Kastriot-Skënderbeu është Heroi Kombëtar i shqiptar...
Jeni i papunë ose jeni mërzitur nga puna juaj dhe dësh...
Rritja e inflacionit po detyron shumë njerëz të kërkoj...
Ishte koha kur Shqipëria kishte më të zhvilluar transporti...
Kushtetuta është ligji apo akti juridik kryesor i një vend...
"Curiosity" u nis nga Toka në nëntor 2011 dhe pas një ...
Shpërthimi vullkanik i Tongës në janar shpërtheu ujë t...
Planeti jonë po rrotullohet më shpejt, duke regjistruar di...
Në vitet 1939-1940 u kërkua një ligj i veçantë për përmirë...
Shpallja e pavarësisë shënoi hapat e parë në krijimin ...
Arabia Saudite ka zbuluar projektin e saj ambicioz urban “...
Si Sot, më 1 gusht 1943 u mbajt një nga kuvendet, i cila d...
Ndërsa maskat e fytyrës dikur ishin pamje të rralla, p...
Shumë sende të epokës naziste u ekspozuan në një ankand në...
Thonë se "zanati nuk të lë pa bukë", por ka zanatçinj mbi ...
Një specie e re gjarpërinjsh, helmi i të cilit është aq i ...
Një institut shkencor polak i ka klasifikuar macet shtëpia...
Xhaketa e veshur nga ish-astronauti, Buzz Aldrin, teksa ës...
Heqja e vizave për shqiptarët ka qenë një temë e kahershme...
Jashtë syve, këto fije kërpudhore mikroskopike përshko...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...