Si ta kuptojmë atë që po ndodh në Aeroportin e Vlorës?
Si ta kuptojmë atë që po ndodh në Aeroportin e Vlorës/ 7 K...
Si ta kuptojmë atë që po ndodh në Aeroportin e Vlorës/ 7 K...

Banorët e Europës dikur kanë pasur flokë të errëta, sy të errët dhe lëkurë të errët. Deri në Epokën e Hekurit, rreth 3,000 vjet më parë, njerëzit me flokë të çelët, sy të çelët dhe lëkurë të bardhë ishin përjashtim. Kështu thuhet në hulumtimin e Silvia Ghirotto-s të Universitetit të Ferrarës në Itali.
Sipas këtij studimi, gjenet përgjegjëse për lëkurën, flokët dhe sytë me ngjyrë më të çelët ishin shumë të rralla tek europianët e hershëm rreth 14,000 vjet më parë, gjatë fazës së vonë të periudhës paleolitike.
Avantazh evolucionar?
Sot ka rajone në Europën Veriore, në vende si Norvegjia, Suedia dhe Finlanda, ku mbi 80% e popullsisë është bionde. Në pjesën tjetër të Europës, flokët bionde janë më tepër përjashtim, sepse shumica e europianëve kanë flokë ngjyrë kafe. Në të gjithë botën, vetëm rreth 2 për qind e njerëzve janë me ngjyrë bionde.
Sipas studimit, lëkura e çelët përfaqësonte një avantazh të madh për gjuetarët e hershëm. Në rrezet e diellit më të dobët, ata mund të kenë qenë në gjendje të marrin më shumë vitaminë D, e cila është e nevojshme për kocka, dhëmbë dhe muskuj të shëndetshëm.
Megjithatë, ngjyra më e çelët e syve nuk kishte ndonjë avantazh të madh. Sipas Ghirotto-s, sytë blu ose jeshilë janë për shkak të rastësisë gjenetike ose përzgjedhjes seksuale.
Kërkim i vështirë për ADN të përdorshme
Ekipi i Ghirotto-s ka analizuar 348 mostra ADN-je nga vende arkeologjike në 34 vende në Europën Perëndimore dhe Azi. Mostra më e vjetër, 45,000-vjeçare, vjen nga individi Ust'-Ishim, i zbuluar në Siberinë Perëndimore në vitin 2008.
Mostra e ADN-së nga individi SF12 afërsisht 9,000-vjeçare nga Suedia ishte gjithashtu shumë me rëndësi për studimin.
Por shumë nga mostrat e ADN-së të ekzaminuara ishin aq të dëmtuara ose të paplota ("të degraduara") saqë studiuesit nuk mund të përcaktonin drejtpërdrejt karakteristikat e pigmentimit (si lëkura, flokët dhe ngjyra e syve).
Në vend të kësaj, ata përdorën metoda statistikore për të nxjerrë përfundime rreth këtyre karakteristikave.
Nga erdhën europianët?
Rreth 50,000 deri në 60,000 vjet më parë, Homo sapiensi i parë erdhi dhe mbeti përgjithmonë në Europë. Gjenetikisht, ata ende nuk ishin larguar shumë nga paraardhësit e tyre modernë në Afrikë, që do të thotë se ata mbanin kryesisht gjenet për lëkurën, flokët dhe sytë e errët.
Mendohet se përjashtime ka pasur, por shumica e njerëzve në Europë kishin lëkurë të errët dhe flokë të errëta, madje edhe gjatë Epokës së Bakrit rreth 5,000 vjet më parë.
Sipas mostrave të ADN-së, 63 për qind e europianëve të hershëm kishin lëkurë të errët, ndërsa vetëm 8 për qind kishin lëkurë të çelët.
Në Europën Veriore, siç është Suedia, kishte një përqendrim njerëzish me flokë dhe sy të çelët rreth 3,000 vjet më parë. Por se si ndodhi ky grupim - për shembull, nëse zhvillimi i pigmentimit më të çelët lidhet me ndryshimet klimatike apo me migrimet në Europë, nuk dihet saktë. Kjo kërkon studime të mëtejshme.
Përparësitë eventuale të evolucionit të ngjyrës së lëkurës, flokëve dhe syve, nga të errët në të çelët, ende nuk janë sqaruar përfundimisht./ DW
I vendosur vetëm 12 kilometra nga Qyteti i Shenjtë i Caral...
Një bërthamë akulli që mund të jetë më e vjetër se 1.5 mil...
Një panel mozaiku i epokës romake me një motiv erotik u kt...
Astronomët kanë zbuluar farat më të hershme të planetëve s...
Kastravecat e detit pastrojnë mbeturinat organike që shtri...
Mbrëmja e kësaj të hënë ka dhuruar një spektakët të vërtet...
Dhjetëra mijëra libra shekullorë po tërhiqen nga raftet e ...
Sipas dietologeve, fasulet janë pjesë e një kategorie unik...
Një zbulim interesant në Turqi ka tërhequr vëmendjen e shk...
Disa thonë se nuk mund t’u vësh një çmim aksesorëve të duh...
Rrjeti hekurudhor i distancave të gjata i Evropës do të ma...
Gërmimet arkeologjike kanë zbuluar një vendbanim të madh q...
Një vepër që përshkruan Venecian nga piktori italian i she...
Ndërsa po vendosnin tuba gazi në lagjen Puente Piedra të L...
Të ecësh drejt Aeroportit Budaörs të Budapestit të jep më ...
Për vite me radhë, ka qarkulluar një thashethem se Simfoni...
Me rritjen e temperaturave të oqeaneve, biologët detarë po...
Një ngjarje e rrallë ka emocionuar pushuesit në plazhin e ...
Orët u zhvilluan nga orët në shekujt e 15-të dhe 16-të. At...
Një palë satelitësh evropianë kanë krijuar eklipsin e parë...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...