Vrasja e të miturës merr përmasat e një skandali gjigant/ Skafi, në pronësi të Arjan Tases
Vrasja e 7-vjeçares ditën e djeshme nga polici Arjan Tase ...

Një ditë pas tragjedisë së Himarës, Gledis Nano është shfaqur në Dhërmi, duke thënë që mos të hidhet poshtë puna e mijëra grave dhe burrave në Polici nga krimi i Arjan Tases.
Duke iu marrë goja, Nano ka siguruar qytetarët se nuk do të tolerojnë askënd të shkelë ligjin.
“Inspektimi do vazhdojë, veprimi i një punonjësi policie nuk mund të përbaltë punën e mijëra burra dhe grave, që punojnë ditë e natë. Prej mëngjesit të sotëm, në të gjithë vijën bregdetare, nga Velipoja në Ksamil, ka nisur një operacion policor për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe”, ka thënë Nano.
Të përfshira në operacion janë Policia Kufitare, Delta Forcë, Policia e Rendit, Forcat “Shqiponja” dhe Policia Kriminale. Gjithashtu në operacion janë përfshirë Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar dhe Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë, Durrës, Lezhë dhe Shkodër.
Operacioni ka për qëllim kontrollin e të gjitha mjeteve lundruese, verifikimin nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik, për dokumentacionin e mjeteve dhe nëse kanë lidhje me raste të pastrimit të produkteve të veprës penale, si dhe verifikimin nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe nga Interpoli, nëse këto mjete rezultojnë ose jo të vjedhura jashtë vendit.
Deklarata e plotë e Nanos:
Në radhë të parë, dua të përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjen Avdia, e cila humbi vogëlushen në një aksident tragjik, ditën e djeshme. Ne jemi përgjegjës dy herë si Polici e Shtetit, për ketë ngjarje, duke qenë se autori i kësaj ngjarjeje ishte një oficer policie.
Autori i ngjarjes së djeshme është arrestuar në flagrancë, në vendin e ngjarjes. I kërkoj organeve të drejtësisë për të dhënë një dënim maksimal.
Jam shumë i vendosur, siç e shikoni edhe sot, po e drejtoj vetë operacionin në Dhërmi, për shoqërimin, bllokimin dhe verifikimin e të gjitha mjeteve lundruese, dokumentacionin e tyre dhe procedurës që ata ndjekin për të dalë në det.
Ashtu siç jam i vendosur për tolerancë zero ndaj çdo shkelësi të ligjit dhe rrezikimit të jetës së pushuesve, jam i vendosur dhe me tolerancë zero të ndëshkoj çdo punonjës policie i cili nuk është i denjë, shpërdoron besimin, abuzon me detyrën dhe ka neglizhencë në kryerjen e detyrës.
Dje, pas analizës së kryer nga grupi i inspektimit, kam marrë masë për shkarkimin e të gjithë zinxhirit komandues të drejtuesve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, si persona përgjegjës, me neglizhencën e tyre, në moszbatimin e masave shtesë të urdhëruara po nga unë, disa ditë më parë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe.
Ky inspektim do të vazhdojë, analiza do të vazhdojë dhe do të shtrihet edhe më tej.
Pavarësisht se autori është një punonjës policie, veprimi i një punonjësi policie nuk mund të përbaltë punën, mundin dhe djersën e mijëra burrave dhe grave të Policisë së Shtetit, të cilët punojnë ditë dhe natë për të siguruar një ambient sa më të qetë dhe sa më të sigurtë për pushuesit, gjatë sezonit turistik veror".
Deri në këto momente, në të gjithë vijën bregdetare, janë shoqëruar, në pikat e posaçme të bllokimit, nga Ksamili në Velipojë, rreth 90 mjete lundruese “Jet ski” dhe rreth 40 mjete të tjera lundruese (skafe të vegjël dhe gomone).
Operacioni vijon, pasi një pjesë e përdoruesve të mjeteve lundruese i kanë mbyllur mjetet lundruese në det dhe janë larguar.
Ndihmës/specialistët e Policimit në Komunitet po iu çojnë njoftime pronarëve të këtyre mjeteve, për t’u paraqitur, duke qenë se operacioni do të vijojë deri në shoqërimin e të gjitha mjeteve lundruese, me qëllim verifikimin e tyre. /CNA.al
Vrasja e 7-vjeçares ditën e djeshme nga polici Arjan Tase ...
Në lagjen numër 14 në Durrës, është gjetur i pajetë tr...
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Alban Menerin, i cil...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) arrestoi në flagranc...
Një sherr mes të rinjsh ka ndodhur në lagjen "28 Nënto...
Mbi 20 persona janë pyetur nga policia e Vlorës në lidhje ...
Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe me bimësi ...
Një banesë është shkrumbuar nga flakët ditën e sotme n...
Efektivi i policisë, Arjan Tase, i cili i mori jetën n...
Gazetarja Anduena Llabani ka zbukuar detaje të reja pë...
Një 37-vjeçar shqiptar rrezikon 34 muaj burg, pasi aut...
Reagim i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shte...
Detaje të reja janë zbardhur për ngjarjen e rëndë të n...
Pas marrjes dijeni të ngjarjes së rëndë të ndodhur në ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në plazhin e Potami...
Një fëmijë 5 vjeç ka humbur jetën në plazhin e Potamit në ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në bregdetin e Himar...
Policia e Korçës në bashkëpunim me Drejtorinë e Kufirit ra...
Dy gra në Pogradec kanë masakruar njëra-tjetrën duke u për...
Një 23-vjeçar është arrestuar, pasi dyshohet se ka kryer m...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...