Gjendet i pajetë roja i parkingut në Durrës
Në lagjen numër 14 në Durrës, është gjetur i pajetë tr...

Vrasja e 7-vjeçares ditën e djeshme nga polici Arjan Tase duket se po merr përmasat e një skandali që përfshin të gjithë Policinë e Shtetit, e cila me veprimet dhe mosveprimet e saj ka toleruar që një polic i pezulluar dhe hetuar për bashkëpunim me grupet kriminale, rikthehet në radhët e policisë dhe posedon një skaf gjigant.
Për 24 orë me radhë, "abcnews.al" ka hedhur pikëpyetje mbi shkakun e insistimit të Policisë së Shtetit për të mos nxjerrë emrin e vërtetë të pronarit të skafit me dy motorë të fuqishëm që masakroi të miturën në plazhin e Potamit.
Pak më parë reagoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila shpjegoi rrethanat e ngjarjes së rëndë, por nuk dha detaje mbi pronësinë e skafit apo rrethanat prej të cilave ish-shefi i Policisë së Himarës, Arjan Tase, e kishte marrë në përdorim.
Pak më herët, gazetari i "ABC", Elton Nikaj, mësoi nga burimet e tij se skafi ishte regjistruar në emër të një personi nga Elbasani të quajtur Adhurim Kushi. Nga një verifikim i bërë në QKB rezulton se Kushi ka në pronësi një lavazh si edhe një biznes të shitjes së makinave të përdorura, shkruan "abc news".
Mësohet se Tase ka thënë në polici se skafin ia kishte marrë djalit të xhaxhait, por ka dyshime të forta mbi vërtetësinë e deklarimeve të tij, nisur edhe nga faktet e zbuluara së fundmi.
"News24" raporton se në fakt, skafi ishte në pronësi të Arjan Tases, por ishte regjistruar në emër të Kushit pasi ai, një punonjës policie, me një pagë maksimumi 90 000 lekë për shkak të gradës komisar, nuk mundej që ta justifikonte financiarisht një mjet kaq të shtrenjtë.
Mësohet se Tase është bashkëpronar në biznesin e dhënies me qira të skafeve dhe mjeteve të tjera të lundrimit në zonën e Porto Palermos në Himarë.
Zbulimi i një fakti të tillë hedh edhe më tepër hije dyshimi mbi “backgroundin” e policit që vrau në mes të plazhit 7-vjeçaren dje në Potam, por edhe mbi shkaqet e vërteta të fshehjes së pronësisë së skafit nga Policia e Shtetit.
Tashmë kjo e fundit duhet të japë shpjegime mbi faktin se si mundet që një punonjës policie, me një pagë të tillë, të mund të blejë një skaf gjigant të atyre përmasave dhe a lidhet kjo pronësi me detyrën e Tases teksa drejtonte Policinë e Himarës duke toleruar grupet kriminale për të mbytur zonën me hashash.
Vlen të theksohet se Tase u pezullua nga Policia pas operacionit të madh antidrogë në zonën e Himarës pasi dyshohej se ai kishte toleruar mbjelljen e lëndës narkotike masivisht në zonën që kishte detyrë ta ruante. Tase nuk u shpall i pafajshëm nga gjykata, por prokuroria pushoi çështjen pasi prokurori i çështjes Maksim Sota u arrestua nga SPAK për korrupsion dhe trafik droge.
Më pas, Tase u rehabilitua dhe u rikthye në Policinë e Shtetit nga vetë Gledis Nano.
Në lagjen numër 14 në Durrës, është gjetur i pajetë tr...
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Alban Menerin, i cil...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) arrestoi në flagranc...
Një sherr mes të rinjsh ka ndodhur në lagjen "28 Nënto...
Mbi 20 persona janë pyetur nga policia e Vlorës në lidhje ...
Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe me bimësi ...
Një banesë është shkrumbuar nga flakët ditën e sotme n...
Efektivi i policisë, Arjan Tase, i cili i mori jetën n...
Gazetarja Anduena Llabani ka zbukuar detaje të reja pë...
Një 37-vjeçar shqiptar rrezikon 34 muaj burg, pasi aut...
Reagim i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shte...
Detaje të reja janë zbardhur për ngjarjen e rëndë të n...
Pas marrjes dijeni të ngjarjes së rëndë të ndodhur në ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në plazhin e Potami...
Një fëmijë 5 vjeç ka humbur jetën në plazhin e Potamit në ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në bregdetin e Himar...
Policia e Korçës në bashkëpunim me Drejtorinë e Kufirit ra...
Dy gra në Pogradec kanë masakruar njëra-tjetrën duke u për...
Një 23-vjeçar është arrestuar, pasi dyshohet se ka kryer m...
Emiljano Shullazi raportohet se ka lënë qelitë e burgut të...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...