web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja e Eglant Koçit/ Zbardhen të tjera detaje, identifikohet trupi

19 Qershor 2026, 10:16, Kronika CNA

Vrasja e Eglant Koçit/ Zbardhen të tjera detaje, identifikohet trupi

Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e Eglant Koçit, trupi i të cilit u gjet ditën e djeshme në fshatin Cerrujë.

Nga këqyrja e trupit të viktimës është konstatuar një plagë në pjesën e pasme të kokës, e dyshuar me armë zjarri.

Pas gjetjes së trupit, familjarët e viktimës kanë identifikuar trupin e të afërmit të tyre.

Trupi i pajetë i Eglant Koçit është dërguar në morg ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Në lidhje me vrasjen e Koçit është shpallur në kërkim shoku i tij Armand Shakaj.

Rreth dy javë më parë Eglant Koçi u zhduk pa gjurmë, teksa vetëm ditën e djeshme policia ka mundur të gjejë trupin e të riut.





Lajmet e fundit nga