Mosfillimi i hetimeve për punonjësit e paraburgimit/ Gjykata e Tiranës rrëzon Metën
Gjykata e Tiranës ka vendosur të rrëzojë kërkesën e paraqi...
Gjykata e Tiranës ka vendosur të rrëzojë kërkesën e paraqi...

Policia ka finalizuar një operacion për goditjen e një skeme kriminale të falsifikimit të dokumenteve, si rezultat i hetimeve 7-mujore.
Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutuan 14 masa sigurie për punonjës dhe ish-punonjës të Kadastrës Dibër dhe për disa shtetas, familjarë të njëri-tjetrit. Po ashtu janë shpallur në kërkim 3 shtetas.
Nga hetimet ka rezultuar se punonjësit dhe ish-punonjësit e Kadastrës Dibër në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumente për tjetërsim prone.
Tjetërsim i cili bëhej në favor të shtetasit T. D. dhe familjarëve të tij.
Njoftimi i policisë
Dibër/Finalizohet operacioni i koduar “Tjetërsimi”.
Operacioni, rezultat i një hetimi 7-mujor, për zbardhjen e një skeme kriminale të falsifikimit të dokumenteve, me qëllim tjetërsimin e kundërligjshëm të pasurive të paluajtshme.
Ekzekutohen 14 masa sigurie, për punonjës/ish-punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dibër, dhe për disa shtetas, familjarë të njëri-tjetrit, në favor të të cilëve dyshohet se janë tjetërsuar pronat.
Shpallen në kërkim 3 shtetas.
Në vijim të veprimeve procedurale të kryera në kuadër të një hetimi 7-mujor, me metoda proaktive, të ndjekur në koordinim me Prokurorinë e Dibrës, me objektiv dokumentimin e përgjegjësisë penale të disa shtetasve të përfshirë në mënyrë të organizuar në një skemë për tjetërsimin e kundërligjshëm të pronave të paluajtshme në Dibër, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u finalizua operacioni i koduar “Tjetërsimi”.
Në kuadër të këtij operacioni, në zbatim të vendimin të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, u ekzekutuan masat e sigurisë:
•“Arrest në burg”, për shtetasit T. D. dhe F. Ç., familjarë të njëri-tjetrit, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim;
•“Arrest në shtëpi”, për shtetasit K. Xh., Ish-specialist matjesh në terren në AshK, Dibër, dhe R. L., me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Legalizimeve në AshK, Dibër, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim;
•“Detyrimi për t'u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit:
-E. V., me detyrë Hartograf në AshK, Dibër;
-G. H., me detyrë Përgjegjëse e Sektorit të Legalizimeve në AShK, Dibër, Ish-juriste e këtij sektori;
-V. Gj., me detyrë Juriste në Sektorin e Shërbimeve Kadastrale në AShK, Dibër;
-Xh. H., me detyrë Hartografe në Sektorin e Legalizimeve në AShK, Dibër;
-D. D., me detyrë Hartografe në Sektorin e Shërbimeve Kadastrale në AShK, Dibër;
-F. P., me detyrë Hartografe në Sektorin e Shërbimeve Kadastrale në AShK, Dibër.
•Gjithashtu, e njëjta masë u ekzekutua për shtetasen E. D. (bashkëshortja e shtetasit T. D.), për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.
•Më tej, u shpallën në kërkim shtetasit:
-D. Gj., me detyrë Zëvendësdrejtor i AShK, Dibër, Ish-drejtor i këtij institucioni, për të cilin është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim;
-A. M., me detyrë Notere, për të cilën është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim;
-N. U. (familjar i shtetasit T. D.), për të cilin është caktuar masa e sigurisë “Detyrimi për t'u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet dyshohet se shtetasit me detyra aktuale dhe të mëparshme në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, Dibër, dhe noterja, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumente dhe kanë kryer veprime të tjera administrative të kundërligjshme, me qëllim tjetërsimin e pronave të paluajtshme, në favor të shtetasit T. D. dhe familjarëve të tij.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe vijon hetimi për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme
Një person është arrestuar në lidhje me atentatin ndaj çif...
Një aksident është raportuar në afërsi të Syrit të Kaltër,...
Pas dy ditësh kërkime është gjetur trupi i pajetë i 37-vje...
Vihen në pranga 7 shtetas shqiptarë, paraguajan dhe angole...
Nis procedimi penal për 16 protestues në lidhje me bllokim...
Shtetasi me iniciale S. N., i dhunuar ditën e sotme bashkë...
Një operacion i kryer nga Dogana Durrës në bashkëpunim me ...
Goditja e “lordëve” shqiptarë të trafikut të kokainës nga ...
Një shtetas 41-vjeçar është vënë në pranga në Paskuqan të ...
Një çift bashkëshortësh raportohet se janë dhunuar mëngjes...
Eglant Koçi 34-vjeç vijon të jetë i zhdukur, ku autoritete...
Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Tiranës kanë zhvilluar ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Europol, në bashkëpunim me autoritetet franceze, si edhe ...
Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë fabrikën e letrës në...
Autoritetet policore në ishullin Mykonos të Greqisë arrest...
Një pikë karburanti është grabitur me armë gjatë natës. R...
Të tjera detaje kanë dalë nga atentati i djeshëm në Mirdit...
Policia e Tiranës njofton se në vijim të veprimeve procedu...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë detar...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...