
Policia e Shtetit ka konfirmuar sot lajmin e publikuar dy ditë më parë nga CNA.al, ku raportonte se biznesmenit të ndërtimit, Pëllumb Salillari, i është vënë gjobë.
Lajmi është konfirmuar nga shefi i Njësisë “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në Drejtorinë Hetimore në Policinë e Shtetit, Kryekomisar Gentian Berberi gjatë një konference për rastet e mashtrimeve të operatorëve ekonomikë.
Duke iu referuar burime zyrtare, CNA.al raportoi, se tre persona të arrestuar për mashtrim i kishin vendosur gjobë biznesmenit Pëllumb Salillari.
Personat në fjalë ishin regjistruar nga biznesmeni për këtë gjobëvënie.
Më pas, ai ka denoncuar në polici dhe kanë qenë forcat e rendit, që kanë ndërhyrë.
Tre shkodranët e arrestuar nga operacioni “Signal” te Liqeni i Thatë i kishin vendosur gjobë biznesmenit Salillari dhe po ktheheshin nga zyrat e tij, kur janë arrestuar .
“Të tre këta shtetas, pas informacioneve nga strukturat hetimore, u kapën në flagrancë, në Kamëz, gjatë tentativës për të përfituar përmes mashtrimit, shumën 13 000 euro, nga administratori i një subjekti privat”, konfirmoi sot publikisht, kryekomisar Gentian Berberi.
Në pranga kanë rëndë Erion Lika, 41-vjeç, banues në Tiranë, Edmir Jaçe, 32-vjeç dhe Gazmir Ismailaj, 39-vjeç të dy banues në Vlorë.
Njoftimi i Policisë

Shefi i Njësisë “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në Drejtorinë Hetimore në Policinë e Shtetit, Kryekomisar Gentian Berberi, konferencë për rastet e mashtrimeve të operatorëve ekonomikë.
Jam sot këtu për t’ju bërë me dije rezultatet e operacionit policor të koduar “Subjekti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të mashtrimit të operatorëve ekonomikë, me qëllim përfitimin e vlerave të konsiderueshme monetare.
Siç jeni në dijeni, në kuadër të operacionit policor të koduar “Signal”, të zhvilluar 4 ditë më parë nga strukturat hetimore qendrore të Policisë së Shtetit, u godit një grup kriminal që ushtronte veprimtarinë kriminale të mashtrimit, dhe u sekuestruan rreth 142 000 euro.
Në këtë kuadër, ka vijuar puna hetimore nga strukturat në qendër dhe në qarqe, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tjera të ngjashme në këtë fushë.
Bazuar në inteligjencën informative, se disa shtetas që vepronin në formën e një grupi kriminal, mashtronin në disa biznese në Kamëz, duke përfituar prej tyre, shuma të konsiderueshme në euro dhe në lekë, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me strukturat hetimore qendrore të Policisë së Shtetit dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, kanë organizuar punën për identifikimin, lokalizimin dhe vënien në pranga të pjesëtarëve të këtij grupi kriminal.
Falë punës hetimore profesionale, të kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Subjekti”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë, për veprën penale "Mashtrimi", kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, i shtetasve:
-E. L., 41 vjeç, banues në Tiranë, E. J., 32 vjeç dhe G. I., 39 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Të tre këta shtetas, pas informacioneve nga strukturat hetimore, u kapën në flagrancë, në Kamëz, gjatë tentativës për të përfituar përmes mashtrimit, shumën 13 000 euro, nga administratori i një subjekti privat.
Nga tërësia e veprimeve hetimore, ka rezultuar se në datën 7 janar 2023, këta shtetas kishin përfituar, po përmes mashtrimit, edhe shumën 12 000 euro.
Gjatë operacionit policor të koduar “Subjekti”, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 10 100 euro, 50 000 lekë të rinj, 2 automjete të përdorura për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale, fatura transaksionesh, 6 celularë dhe sende të tjera.
Në vijim të veprimeve, për këtë rast, u bë shpallja në kërkim e shtetasve I. K. dhe F. Gj., bashkëpuntorë të 3 shtetasve të arrestuar. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Theksojmë se grupet, për realizimin e qëllimit të tyre, kanë përdorur aplikacione të ndryshme telefonike për të komunikuar me operatorët ekonomikë, duke u kërkuar donacione në emër të përfaqësuesve vendorë, por jo vetëm.
Nisur nga rastet e evidentuara dhe të goditura ditët e fundit, Policia e Shtetit apelon edhe një herë, për të gjithë operatorët ekonomikë në të gjithë vendin, që të tregohen vigjilentë ndaj rasteve të tilla të mashtrimit dhe të denoncojnë menjëherë pranë strukturave të Policisë së Shtetit, në ato vendore dhe qendrore, çdo rast të dyshuar apo në rast se janë viktima të kësaj veprimtarie kriminale.
Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht dhe ka të gjitha kapacitetet e nevojshme për të parandaluar dhe goditur në kohë, veprimtarinë kriminale në cilëndo fushë që ajo shfaqet./CNA.al
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar grabitjen në banes...
Nuk është vetëm Alda Ceno që është grabitur nga pastruesja...
Gazetarja investigative Klodiana Lala ka zbardhur bise...
Prokuroria e Posaçme ka filluar të lëvizë në lidhje me gra...
Sot kanë dalë para Gjykatës dy të arrestuarit, O.M. dh...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të ...
Produkte të ndryshme që dyshohet se kanë në përbërje lëndë...
Policia ka vënë në pranga shtetasin Naim Maloku, 55 vj...
Personi i parë që konstatoi vjedhjen e banesës nga pas...
Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje të reja se si va...
Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar “kurthin” që i është b...
Gazetari Eni Ferhati është shprehur se Rozeta Dobi dhe dja...
Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i A.L. 31-vjeçar...
Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi, dolën sot par...
Rozeta Dobi e arrestuar së bashku me djalin e saj Havier D...
Gazetarja Anduena Llabani ka zbuluar se javën e fundit ka ...
Një 35-vjeçar me iniciale A.L. është arrestuar në superstr...
Gazetari Artan Hoxha është shprehur se Rozeta Dobi, pastru...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka denoncuar mbrëm...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në rr...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...