Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të Fatjon Muratit dhe familjarëve të tij.
Prokuroria njofton se ky vendim është marrë pas dyshimeve për përfshirje të Muratit në veprimtari kriminale, për vepra penale të cilat gjenerojnë të ardhura të paligjshme (lëndë narkotike).
Kujtojmë se 3 ditë më parë Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për Fatjon Muratin.
Ky i fundit u arrestua të shtunën bashkë me Endrit Doklen, pasi ishte në një makinë me të dhe kunatin e tij.
Murati ka qenë në kërkim prej më shumë se tre muaj në lidhje me një bazë armësh që u kapën në Tiranë.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë kërkon sekuestrimin e pasurive për shtetasin F.M. dhe familjarët e tij për përfshirje në veprimtari kriminale, për vepra penale të cilat gjenerojnë të ardhura të paligjshme (lëndë narkotike).
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 07.02.2018, mbi bazën e materialit të referuar nga Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë ka regjistruar procedimin penal Nr.2600 për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i K.Penal.
Më datë 21.03.2018 nga ana e Seksionit Kundër Pastrimit të Parave në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë janë referuar materialet e para hetimore për shtetasit F. M, Q.A, N.V. K.P., dhe V.K. si pjesë e një organizate kriminale, ku një pjesë e anëtarëve të saj janë arrestuar nga policia italiane, ndërsa të tjerë janë në kërkim. Kjo organizatë është marrë fillimisht me vjedhje dhe më pas e ka zgjeruar aktivitetin e saj edhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Shtetasi F.M rezulton i kërkuar në nivel kombëtar për:
Më datë 31.10.2015 për evazion nga masa alternative në burg, nëpërmjet masës së vendosur nga Gjykatësi për Hetimet Paraprake të Gjykatës së Trevizos;
Më datë 07.11.2015 Gjykata e Trevizos ka urdhëruar arrestimin dhe paraburgimin në burg për veprën penale të “Pranimit të mallrave të vjedhura”, “Posedim abuziv të armëve”, “Trafikim të lëndëve narkotike”;
Më datë 26.04.2016 Gjykata e Venecias ka urdhëruar arrestimin dhe paraburgimin në burg për veprën penale të “Pjesëmarrjes në krime”; dhe
Më datë 26.07.2017 në përfundim të aktivitetit të quajtur “Cosmopolis” në kuadër të procedimit penal pranë autoriteteve gjyqësore të Padovas, është raportuar për veprën penale të “Trafikimit të kokainës”.
Shtetasi Q. A. rezulton momentalisht i kërkuar në nivel kombëtar për:
Masa e lëshuar më datë 26.04.2016 për arrestim dhe paraburgim në burg nga autoritetet gjyqësore të Venecias për pjesëmarrje në krime e finalizuar në trafikim të lëndëve narkotike dhe vepra kundër pasurisë;
Masa e lëshuar më datë 07.05.2016 për arrestim dhe paraburgim në burg nga autoritetet gjyqësore të Veronas për pjesëmarrje në krime; dhe
Masa e lëshuar më datë 01.07.2016 lëshuar nga autoritetet gjyqësore të Trevizos për pranim të mallrave të vjedhur, posedim abuziv të arnmëve dhe lëndëve narkotike, ku kishte për të shlyer dënimin me 3 vjet, 10 muaj e 17 ditë.
Nga verifikimet financiare që janë bërë nga shërbimet policore paraprakisht për shtetasit e lartpërmendur, rezulton se në emër të tyre dhe familjarëve të tyre ka pasuri të luatjshme dhe të paluajtshme, origjina, burimi i krijimit të aseteve nuk justifikohen me të ardhurat e ligjshme të krijuara prej tyre.
Nga analiza në tërësi e provave dhe akteve të administruara nga hetimi paraprak i këtij procedimi penal, si dhe çmuarjes së tyre me objektivitet, arrijmë në konkluzionin se pasuritë e paluajtshme të shtetasit F.M. dhe familjareve të tij dyshohet, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm të bazuar në prova, se janë produkte të veprave penale ose i veprimtarisë kriminale, në të cilat ka qenë i përshirë, si dhe ka rrezik që disponimi i lirë i tyre mund të rëndojë pasojat e veprës penale për të cilën është regjistruar ky procedim penal, duke u tjetërsuar ose transferuar tek të tretët.
Këto pasuri të luajtshme/të paluajtshme janë në zotërim të drejtpërdrejtë të subjektit hetimor F.M. si dhe familjarëve të tij M.M. (nëna) Y.M, (vëllai).
Sa më sipër, bazuar në nenin 274, paragrafi 1 e 2 të K.Pr.Penale, kërkojmë:
Sekuestrimin e pasurive te paluajtshme:
- Pasuria nr. 4/40/ND+1-2, ZK. 8330, sip ndërtimi 120 m2.
- Pasuria nr. 9/73-N7, ZK 8310, rrg “Lord Bajron, njësi shërbimi (dyqan) sip 40 m2.
- Pasuria nr.215/189+3-N14, ZK 3866, rrg “Shaban Matraku”, apartament sip 90.30 m2.
- Pasuria nr.4/40/ND+1-1, Zk 8330, një ndërtesë 7+1-katëshe me sipërfaqe ndërtimi 317m2.
Sekuestrimin e pasurive të luajtshme:
- Aktiviteti tregtar i rregjistruar si person fizik me NIPT L71814001H, hapur me datë 14.06.2017, me fushë veprimtarie, tregti me pakicë të artikujve të imët ushqimor;
- Aktiviteti tregtar i rregjistruar si person fizik me NIPT L81619013E, me veprimtari Bar –Kafe; dhe
- Aktiviteti tregtar rregjistruar si person fizik me objekt veprimtarie, lavazh makinash, në mer të shtetasit Y. M./ B.A. - CNA.al
Njësia e Përbashkët Hetimore, e përbërë nga Zyra Rajon...
Një makinë ka marrë flakë te mbikalimi pranë TEG-ut. E...
Vëllai i autorit të krimit në Klos, ka treguar detaje ...
Prokuroria e Burrelit ka sekuestruar dy telefonat e adoles...
Dy persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit, pas një...
200 kg kokainë e pastër, e cila vinte nga Amerika e Jugut,...
Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme për ngj...
Fatmir Mjeshtri, vëllait i autorit të krimit të rëndë ...
Policia ka vijuar "superoperacionet" e kapjes së druve...
Policia ka goditur 3 raste të tregtimit të mallrave të...
Fatmir Mjeshtri, vëllai i autorit të vrasjes së dyfishtë n...
Rreth orës 13:00, në lagjen "Selam Musai", Tepelenë, a...
Pas ngjarjes tronditëse që ndodhi në Klos, ku pas konflikt...
Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi ku një shtetas shqi...
Detaje të reja janë zbardhur nga masakra e djeshme në Klos, ...
Vëllezërit e autorit të masakrës së Klosit janë lënë të li...
Një grup i mirorganizuar kriminal që merrej me prodhim...
Një “shtëpi bari” është zbuluar në fshatin Bardhaj në Shko...
Disa orë pas ngjarjes së ndodhur në fshatin Llakatund të V...
3 shtetas, 2 prej tyre bashkëpunëtorë në shitjen e lën...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...