web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U dhunua brutalisht në Tiranë/ Ndërron jetë 42-vjeçari nga Bilishti

19 Korrik 2024, 17:58, Kronika CNA
U dhunua brutalisht në Tiranë/ Ndërron jetë
Spitali i Traumës

Të hënën e 15 korrikut u dhunua brutalisht në Tiranë 42-vjeçari R. K. nga Bilishti.

Që prej së hënës ai ndodhej në spiital, por burime për CNA bëjnë të ditur se 42-vjeçari nuk ka mbijetuar për shkak të plagëve të marra.

Ai ka ndërruar jetë këtë të premte në spitalin e Traumës.

Shtetasi R. K. u dhunua me grushte nga 34-vjeçari B. Gj. për motive të dobëta. Viktimës i ra koka në bordurë dhe mori dëmtim të rënda.

Autori është shpallur në kërkim nga policia pas ngjarjes në rrugën “Sokrat Miho”./ CNA





Lajmet e fundit nga