web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tentoi të kalonte kufirin me para të padeklaruara/ Ndalohet 35-vjeçari në Morinë

25 Prill 2025, 16:28, Kronika CNA

Tentoi të kalonte kufirin me para të padeklaruara/ Ndalohet

Një 35-vjeçar po procedohet penalisht pasi tentoi të hynte në Shqipëri, me 26 000 euro, pa i deklaruar. Sekuestrohet shuma e eurove.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në kufi, bazuar në inteligjencën informative, kanë ndaluar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, automjetin me drejtues shtetasin kosovar A. S.

Shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, 26 000 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar sipas ligjit.

Materialet procedurale për rastin i kaluan Prokurorisë së Kukësit, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 35 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”./CNA





Lajmet e fundit nga