Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...

Policia ka finalizuar operacionin “Last Threat”, në kuadër të të cilit kanë rënë në pranga tre persona. Ndaj të arrestuarve rëndojnë akuzat për “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Nga hetimet ka rezultuar se 49-vjeçarja A. H. i ka ofruar një personi favore seksuale kundrejt pagesës dhe më pas e ka kërcënuar këtë person, në bashkëpunim me 40-vjeçarin R. L.
Këta dy persona duke e kanosur i kanë marrë shumën monetare prej 65000 lekësh. Gjithashtu nga hetimet ka rezultuar se 40-vjeçari R. L. i kanoste personat që 49-vjeçarja u ofronte favore, se do t’u publikonte foto intime nëse nuk paguanin shuma parash.
Po ashtu në pranga u vu edhe 21-vjeçari A. H., i cili ndodhej së bashku me 40-vjeçarin në momentin e arrestimit dhe gjatë kontrollit iu gjet lëndë narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje.
Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar "Last Threat".
Ushtronte prostitucion dhe më pas, në bashkëpunim me 1 mik të saj, kërcënonte me mjet prerës, klientët, për t’iu marrë shuma të mëdha parash, vihen në pranga 49-vjeçarja dhe bashkëpunëtori i saj 40-vjeçar. Në pranga dhe një shtetas tjetër që shoqërohej me 40-vjeçarin, pasi gjatë kontrollit i gjetën një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza gati për shitje. Sekuestrohet mjeti prerës, në banesën e 49-vjeçares. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pasurisë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës dhe me mbështetjen e forcave operacionale të DVP Durrës, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Last Threat".
Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetasit R. L., 40 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, A. H., 49 vjeçe, banuese në Spitallë, Durrës dhe A. H., 21 vjeç, banues në Durrës. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasja A. H. i ka ofruar favore seksuale, kundrejt pagesës, shtetasit F. Ç., në banesën e saj. Më pas, në bashkëpunim me shtetasin R. L., e kanë kërcënuar shtetasin F. Ç. me mjet prerës (thikë), dhe i kanë marrë 65000 lekë të rinj. Po nga hetimet ka rezultuar se shtetasja A. H. ushtronte prostitucion dhe më pas shtetasi R. L. iu bënte foto intime klientëve, si dhe i kërcënonte për të paguar shuma të mëdha parash, me qëllim mospublikimin e fotove.
Operacioni ka nisur një javë më parë. Gjatë tij, fillimisht u vu në pranga shtetasja A. H. dhe gjatë ditës së djeshme u vu në pranga shtetasi R. L.. Po gjatë operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 21 vjeç, pasi në momentin e kapjes së shtetasit R. L., ky shtetas ishte bashkë me të dhe gjatë kontrollit, Policia i gjeti një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza gati për shitje.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë që janë kërcënuar nga këta shtetas, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale që kryhej nga këta shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për shtetasit R. L. dhe A. H., për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prostitucioni”, si dhe për 21-vjeçarin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./ CNA
Babai i palestinezes së vrarë rreth dy muaj më parë ështës...
Gazetari Merin Maçi ka treguar detajet në lidhje me at...
Gazetarja Klodiana Lala ka bërë deklaratën e fortë teksa k...
Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar atentatin e ndodhur p...
E ftuar në MCN TV, gazetarja Klodiana Lala ka treguar sagë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në tunelin e Murrizit. Sip...
Rreth orës 14:35, në aksin rrugor Pogradec-Korçë, shtetasj...
Radhë mjetesh ka nisur në pikën kufitare të Kapshticës. P...
Vijon operacioni policor i koduar “Pako 2”, kundër veprimt...
Vijon operacioni i koduar “Operacionalja”, për kapjen e pe...
Një aksident ka ndodhur gjatë mbrëmjes në në aksin rrugor ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbremjen e së dielës në ...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Gjirokastrën, ku një ...
Një incidenti i ndodhur mes një familjeje në Rethymno të G...
Rreth orës 13:30, në spitalin Rajonal Gjirokastër është çu...
Ekstradohet nga Zagrebi, një shtetas me masë sigurie “Arre...
Përplaset në vijat e bardha një kalimtare në qytetin e Për...
Në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe të veprimeve he...
Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me bur...
Një konflikt ka ndodhur në Krujë, ku janë përfshirë disa t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...