web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tentativë për grabitje në Lezhë/ 52-vjeçari gjen hajdutët brenda në banesë, dhunohet

2 Nëntor 2023, 11:42, Kronika CNA

Tentativë për grabitje në Lezhë/ 52-vjeçari gjen

Mëngjesin e së enjtes, dy persona kanë tentuar të grabisin një shtëpi, në fshatin Mërqi të Lezhës. 

Kryefamiljari, P.N, 52-vjeç ka treguar se është kthyer në banesën e tij, pasi ka qenë me bagëti dhe atje ka gjetur 2 shtetas që dyshon se kishin hyrë për të vjedhur.

Sapo kanë parë pronarin e shtëpisë, hajdutët janë larguar. Ndërkohë ata kanë goditur me grusht 52-vjeçarin, por nuk kanë mundur të vjedhin asgjë. 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorëve. 

 

 





Lajmet e fundit nga