Të shtëna me armë në Fushë-Krujë/ Raportohet për persona të plagosur
Një person në gjendje të dehur ka plagosur me armë zja...

Një person në gjendje të dehur ka plagosur me armë zjarri shokun e tij. Më pas ai ka plagosur edhe veten.
Policia bën me dije se autori 25-vjeçar ka përfunduar në pranga, por krahas tij është arrestuar edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, për prishje të vendit të ngjarjes dhe fshehje të provave.
Në pranga ka përfunduar edhe një shtetas tjetër (shok i shtetasve të plagosur), për moskallëzim të krimit.
Uniformat blu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë e zjarri tip "pistoletë" me të cilën u krye plagosja.
Krujë
Plagosi me armë zjarri, një shtetas (shok i tij) dhe më pas veten, vihet në pranga 25-vjeçari.
Në pranga edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, për prishje të vendit të ngjarjes dhe fshehje të provave.
Arrestohet edhe një shtetas tjetër (shok i shtetasve të plagosur), për moskallëzim të krimit.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pistoletë me të cilën u krye plagosja.
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Krujë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xh. S., 25 vjeç, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”.
Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi H. M., 24 vjeç, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi: F. K., 28 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, rezulton se këta shtetas ishin ulur së bashku në të njëjtën tavolinë, në lokalin e shtetasit H. M., në Qerek Tapizë.
Dyshohet se në gjendje të dehur, shtetasi Xh. S., ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe në rrethana ende të paqarta, ka plagosur shtetasin L. C. (shok i tij) dhe më pas është vetëplagosur në dorë. Të dy shtetasit e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.
Po nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi H. M., pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, ka fshehur armën e krimit, ka hequr gëzhojat nga vendngjarja dhe ka prishur vendin e ngjarjes.
Gurpi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./CNA.al
Një person në gjendje të dehur ka plagosur me armë zja...
Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 20:0...
Një vrasës i dyfishtë nekrofil u cilësua "i sëmurë dhe...
Një 16-vjeçar ka përfundur në prangat e policisë, pasi...
Policia e Korçës ka vënë në pranga 2 shtetas, procedoh...
Shtetasi E.R., 28 vjeç, banues në Bilisht, është në kë...
Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur n...
Sasi kokaine dhe kanabis me vlerë mbi 300 mijë euro, j...
Valentin Lleshi është arrestuar në Laç, me qëllim ekst...
Mëngjesin e sotëm është përfshirë nga flakët një autom...
Një 27-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pas...
Një 35-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ak...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku ka humbur...
Mëngjesin e sotëm raportohet se është gjetur një autom...
Gazetari i shquar amerikan, Grant Wahl, ka ndërruar jetë n...
Është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Shkodrës Danje...
Një alarm për bombë është ngritur mesditën e sotme në zonë...
Finalizohet operacioni policor i koduar “Shop”, për zb...
Një valixhe e dyshimtë është gjetur pranë Drejtorisë së Ku...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore Tira...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...