web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Siguria rrugore gjatë sezonit turistik/ 16 të arrestuar dhe 1600 gjoba në Vlorë

10 Qershor 2025, 11:03, Kronika CNA

Siguria rrugore gjatë sezonit turistik/ 16 të arrestuar dhe 1600 gjoba

Intensifikohen kontrollet gjatë 10 ditëve të para të qershorit, arrestohen/procedohen penalisht 16 drejtues mjetesh dhe vihen mbi 1600 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Në kuadër të masave për rritjen e sigurisë rrugore dhe menaxhimin e fluksit në zonat turistike, strukturat e Qarkullimit Rrugor në Vlorë dhe në Sarandë kanë intensifikuar kontrollet në akset kryesore urbane dhe interurbane, gjatë 10 ditëve të para të qershorit.

Kontrollet janë përqendruar në parandalimin e shkeljeve që përbëjnë rrezik për jetën e përdoruesve të rrugës, si dhe në garantimin e një ambienti të sigurtë për qytetarët dhe vizitorët që frekuentojnë bregdetin.

Si rezultat i kontrolleve, u arrestuan/proceduan gjithsej 16 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Gjithashtu, janë vënë 1683 masa administrative, për shkelje të tilla si: tejkalimi i shpejtësisë, parakalime të gabuara, mosvënia e rripit të sigurimit, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosja e kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve, drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit, si dhe shkelje të tjera në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor.

Strukturat e Policisë Rrugore do të vijojnë kontrollet e shtuara gjatë gjithë sezonit veror, në të gjithë Qarkun Vlorë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore./CNA





Lajmet e fundit nga