Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...

Detaje të reja janë zbardhur nga gjyqi më i madh që është zhvilluar në Belgjikë ku janë 125 persona që kanë dalë para gjykatës, si dhe 4 kompani, falë zbërthimit të aplikacionit të mesazheve të koduara “Sky ECC”. Ata akuzohen për trafik dorge dhe shumica janë shtetas shqiptarë. Mediat në Belgjikë shkruajnë se një nga drejtuesit e grupit që është shtetas shqiptar ka vendosur të flasë i pari.
Eridan Munoz Guerrero është një nga të pandehurit kryesorë në këtë mega-gjyq në Bruksel, së bashku me më shumë se 120 persona të tjerë, francezë, belgë, shqiptarë, kolumbianë apo afrikano-veriorë - të zbuluar kryesisht falë dekriptimit të mesazheve në Encrochat dhe Sky.
Shqiptari shpjegoi se ai ishte përgjegjës për marrjen me qira të makinave luksoze dhe monitorimin e shoferëve që dërgonin kokainë në Itali, Gjermani e deri në Suedi, kjo përmes Belgjikës.
“Marr përgjegjësinë për atë që kam bërë, konfirmoj të gjitha deklaratat e mia në polici, konfirmoj se kam drejtuar një grup trafikantësh”, deklaroi ai.
Guerrero bëri të qartë se ai ishte përgjegjës për vendosjen e arkave me drogë në makinat e përdorura për dërgesa. Por këtu janë njëqind njerëz që as nuk i njoh”, shtoi Eridan Munoz Guerrero.
Çështja ka të bëjë me trafikun e gjerë ndërkombëtar të kokainës dhe kanabisit, të goditur nga policia belge në vitet 2021-2022 në bashkëpunim me aleatët në Itali dhe Gjermani.
Droga transportohej në kontejnerë nga Amerika e Jugut dhe Maroku, përkatësisht, përmes porteve të Antwerpen, Roterdam, Hamburg dhe Le Havre. Kokaina përpunohej në Belgjikë, ndonjëherë e përzierë me kimikate.
Eridan Munoz Guerrero, i lindur në Shqipëri në vitin 1973 dhe që ka jetuar në vitet 2000 në Gjermani, ku është i njohur për gjykatat, është mes dhjetëra të pandehurve të cilësuar si të dyshuar si “drejtues” të organizatave kriminale.
Gjithsej 125 persona u gjykuan, duke përfshirë një që nuk u identifikua kurrë. Kësaj i shtohen edhe katër kompani të themeluara në Belgjikë, të dyshuara për fshehje të aktiviteteve të paligjshme.
Disa të pandehur si Munoz Guerrero kanë qenë në paraburgim në Belgjikë që nga arrestimi i tyre. Të tjerëve u është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Pjesëmarrja në organizatë kriminale, shkelja e legjislacionit për drogën, trafiku i armëve, janë disa nga veprat penale për të cilat akuzohen të burgosurit. Bëhet fjalë edhe për rrëmbim dhe tentativë zhvatjeje.
Gjyqi pritet të zgjasë të paktën katër muaj, me tre ditë seanca në javë.
Përveç konfiskimeve të bëra në portet apo laboratorët e përpunimit të kokainës që operojnë në Belgjikë, hetimi u bazua në informacionin e përgjuar në Encrochat dhe Sky ECC.
Këto sisteme telefonike të koduara, shumë të njohura për kriminelët, u çmontuan në vitin 2020 dhe 2021 falë përpjekjeve të përbashkëta të policisë holandeze, franceze dhe belge.
Lidhur me Eridan Munoz Guerrero, hetuesit identifikuan të paktën katër pseudonime të ndryshme të përdorura për të komunikuar në Sky ECC./ CNA
Një tjetër ngjarje tronditëse ka ndodhur një ditë më p...
I burgosuri Indrit Shaqja është vënë në akuzë për vras...
Një organizatë e fuqishme që merrej me trafikun e drogës n...
3 të rinj nga Kreta u plagosën me armë mbrëmjen e 15 dhjet...
Policia ka arrestuar në Shijak një 28-vjeçar, me inici...
Mbrëmjen e djeshme në një gropë të improvizuar për dje...
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e së ma...
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Sokol Mjacaj vjen...
Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar dinamikën e ngjarjes n...
Gazetarja Anduena Llabani ka bërë një deklaratë të for...
Gazetarja Glidona Daci ka dhënë versionin dhe të dhëna...
Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja në burgun Pe...
Një aksident masiv ka ndodhur pasditen e sotme në auto...
Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 11 zyrtarët e arre...
Zbardhet dëshmia e Indrit Shaqjës, i dënuari me burg p...
Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e regjistrua...
Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona përgjegjës te 2 "...
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë pranë QTU-s...
Një shqiptar, në zonën e Vetralla në Itali, ka kërcënu...
Që prej orës 10:00 në Gjykatën e Elbasanit ka nisur se...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...