Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

3 të rinj nga Kreta u plagosën me armë mbrëmjen e 15 dhjetorit në Athinë. Ata u konfliktuan me dy shqiptarë pas një feste në një lokal dhe gjatë përplasjes njëri prej shqiptarëve, 37-vjeçari Nardi Idrizi nxori armën dhe qëlloi drejt tyre.
Shoku i Idrizit, Emiliano Jakupi është vetëdorëzuar në polici pas ngjarjes, ndërsa ka folur edhe për mediat e shtetit fqinj.
Shqiptari, i cili akuzohet për bashkëpunim në tentativën e vrasjes, tregoi si u njoh me autorin.
Ai ka pretenduar se nuk kishte dijeni se shoku i tij ishte person me precedent penalë dhe që mbante armë me vete
“E takova një vit më parë. Kontakti i parë ka ndodhur në një kafene në zonën e Agios Pavlos, në qendër të Athinës. Ne kemi qenë miq të ngushtë për 7 muajt e fundit. Sa herë që më ftonte për pije apo ushqim, shkoja me të. Nuk e dija se kishte precedentë të rëndë penalë, as emrin nuk ia dija si duhet. E takova me një emër tjetër dhe t’i më përmende një tjetër”, ka deklaruar ai.
Gjithashtu, ai ka treguar edhe dinamikën e ngjarjes se si nisi konflikti dhe si 37-vjeçari Nardi Idrizi plagosi të rinjtë grekë.
Pjesë nga deklarata:
Të shtunën mbrëma më ka telefonuar në orën 2 të mëngjesit. Unë isha duke fjetur, por nuk më bëri përshtypje sepse ai ishte ndarë para dy muajsh dhe ishte i çmendur sepse e dashura e tij shumë e re e la. Më tha “nuk jam mirë dhe dua të shkoj diku për të pirë”. Unë i thashë "më lër të shkoj jam shumë i lodhur, punoj në mëngjes dhe kam problem me shpinën, marr ilaçe dhe nuk pi dot, nuk mund të dal nga shtëpia tani, nuk mundem" Nuk kam një makinë. Pastaj ai tha: "Çohu, bëhu gati dhe po vij të të marr." Vërtet, ai erdhi me makinë, më thirri dhe më tha: "Kam ardhur dhe po të pres. “U vesha shpejt dhe dola.”
Nuk ishte vetëm në makinë, ishte një person tjetër që nuk e njihja. Shkuam në një lokal në Kolonaki. Piva një pije dhe 37-vjeçari rreth një duzine pije. Pastaj thashë të largohesha sepse ishte shumë vonë dhe nuk duroja dot më. Në fakt e pyeta nëse mund të më shoqëronte në shtëpi apo të merrja një taksi. Në fund të fundit për shkak të barnave që marr nuk pi më shumë alkool. Më tha të shkoj të pi një pije në Gazi dhe më pas do të më çojë drejt në shtëpi nëpërmjet rrugës Atica. Pranova dhe shkova për një pije më shumë. Në Gazi piva gjysmë pije. Kur u larguam nga lokali në Gazi ai nuk mundi të ngiste veturën për shkak të alkoolit. Ai sheh një piceri përballë dhe më thotë “uluni në makinë që të marr një picë për të ngrënë”. Personi tjetër që ishte me ne u largua, kështu që ai dhe unë qëndruam. U kthye me picën në dorë dhe e hëngri në makinë. Pa mbaruar ai ndezi makinën dhe u largua. Pak para kishte rënë shi dhe për shkak se makina ishte e madhe, ajo u fut në një pellg me ujë dhe lagu grupin e të rinjve që ndodheshin në trotuar.
Njëri prej tyre u kthye dhe i tha: "Çfarë po bën shkë***atë?". Ai kishte një shishe në dorë dhe ia hedh. Xhami i makinës ishte ulur dhe 37-vjeçari u zemërua. Ndaluan xhipat dhe u ndalën edhe makinat e tjera që ishin pas nesh. Ai zbret poshtë dhe e pyet pse. "Kujt i the shkë***atë?" Unë gjithashtu zbres në përpjekje për ta mbajtur. Më pas i riu grek i thotë "mirë nuk të thirra shkë***atë ". Ai i thotë "OK" dhe kthehet për te shkuar në makinë. Ne atë moment mbërrijnë dy vëllezërit nga Kreta. Ai më afrohet mua dhe pështyn në fytyrë. Instinktivisht e godita me shuplakë dhe më pas djali tjetër kthehet dhe e godet me grusht 37-vjeçarin. Atëherë gjërat dolën jashtë kontrollit dhe 37-vjeçari nxori armën dhe i qëlloi.
Nuk e dija që ai mbante armën me vete. Kthehet dhe më thotë “hyp në makinë dhe ikim”. Isha i trembur. Nuk i thashë asgjë. Kisha ndjesinë se po t'i thosha diçka do të më qëllonte edhe mua. Sapo hipa në makinë u hodha dhe gjithçka që i thashë është të shkojë në polici dhe të dorëzohet. Ai nuk po fliste. Ai vetëm tha: "Do të të çoj në shtëpi". Më la dhe u zhduk. Sapo shkova në shtëpi fillova të telefonoja avokatin tim. Biseduam dhe vendosëm bashkë me të të vija në GADA dhe të dorëzoheshim./ CNA
Policia ka arrestuar në Shijak një 28-vjeçar, me inici...
Mbrëmjen e djeshme në një gropë të improvizuar për dje...
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e së ma...
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Sokol Mjacaj vjen...
Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar dinamikën e ngjarjes n...
Gazetarja Anduena Llabani ka bërë një deklaratë të for...
Gazetarja Glidona Daci ka dhënë versionin dhe të dhëna...
Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja në burgun Pe...
Një aksident masiv ka ndodhur pasditen e sotme në auto...
Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 11 zyrtarët e arre...
Zbardhet dëshmia e Indrit Shaqjës, i dënuari me burg p...
Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e regjistrua...
Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona përgjegjës te 2 "...
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë pranë QTU-s...
Një shqiptar, në zonën e Vetralla në Itali, ka kërcënu...
Që prej orës 10:00 në Gjykatën e Elbasanit ka nisur se...
Një grup kriminal që trafikonte vepra të çmuara arkeologji...
Një 50-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës së tij me...
Një fabrikë vaji në Vaqarr është përfshirë nga flakët. Si...
Sot, në Belgjikë është mbajtur një nga gjyqet më të mëdha,...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...