web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Serat me drogë/ 57 efektivë dhe drejtues të Policisë Berat nën hetim

17 Nëntor 2022, 11:41, Kronika CNA

Serat me drogë/ 57 efektivë dhe drejtues të Policisë Berat

Katër sera, me sipërfaqe nga  2 hektar secila ishin kthyer  në kapanon droge në Berat.

Gjatë një operacioni të policies, pak ditë më parë  u gjetën rreth 870 kg drogë që po përpunohej dhe u arrestuan disa  persona si organizatorë të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Lidhje me kultivimin e lëndës narkotike, dyshohet se kanë pasur edhe punonjës policie.

Raportohet se 57 efektivë të DVP Berat, mes tyre edhe drejtues të lartë, janë nën hetim për drogën e gjetur në serat e fshatit Drenovicë.

Dyshime janë ngritur se droga nuk ishte mbjellë në sera, por në malet e Skraparit dhe në serat e Kutallisë dhe kishte mbërritur për paketim dhe amballazhim./CNA.al





Lajmet e fundit nga