web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rrjedhja e gazit në Porto Romano/ Policia jep njoftimin zyrtar

26 Tetor 2022, 13:22, Kronika CNA
Rrjedhja e gazit në Porto Romano/ Policia jep njoftimin zyrtar
Foto ilustruese

Policia e Durrësit ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me rrjedhjen e gazit nga cisternat në Porto Romano.

Sipas informacionit, rrjedhja ka ndodhur si pasojë e një dëmtimi të një cisterne.

Ndër të tjera thuhet se nga kjo ngjarja nuk ka pasur persona të lënduar.

Rreth orës 12:30, në Porto Romano, dyshohet se si pasojë e dëmtimit të një cisterne gazmbajtëse të një biznesi (firmë) privat, është çliruar në ajër, një sasi e vogël gazi.

Nga kjo ngjarje nuk ka shtetas të dëmtuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./ CNA.al





Lajmet e fundit nga