64-vjeçarja humb kontaktet me grupin në Karaburun/ Policia nis kërkimet
Policia e Vlorës ka njoftuar se një turiste nga Tirana pë...

Në mjediset e policisë në Shkodër është hapur zyra e intervistimit audio-vidio për të miturit që shkelin ligjin.
Psikologu Altin Nika thotë se kjo është një risi që ruan në themel mirëqenien psikologjike të të miturit dhe shmang ripyetjen nga prokuroria apo gjykata, duke përshpejtuar kështu procedurat ligjore ndaj të miturve, krimet e të cilëve po shtohen nga viti në vit.
“Këto janë zyrat e intervistimit, me sistem audio-vidio, të marrjes në pyetje të të miturve. Janë 4 të tilla në rang kombëtar dhe është hera e parë që një zyrë e tillë funksionon, pasi është detyrim ligjor në bazë të ligjit 37 të vitit 2017 të Kodit të drejtësisë penale për të miturit. Këto ambiente janë financuar nga qeveria suedeze dhe, gjithë ekipi i oficerëve të policisë gjyqësore dhe psikologëve që punojnë në këto zyra, janë të trajnuar në sistemin e drejtësisë për të mitur”, thotë ai.
Në Shqipëri 5% e krimeve në shkallë vendi kryhen nga të miturit. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit të kaluar janë kryer nga të miturit 1470 vepra penale me pjesëmarrjen e rreth 1600 të miturve.
Sipas psikologut Nika, me përdorimin masiv të celularëve, internetit dhe rrjeteve sociale nga të miturit, po rritet me shpejtësi edhe numri i rasteve të keqpërdorimit të llogarive të të miturve në rrjetet sociale dhe kërcënimi përmes tyre.
“Shqetësues mbeten krimet që lidhen me pronën, kryesisht vjedhjet. Herën e fundit kemi patur një ndërhyrje të prokurorisë, në bashkëpunim me drejtorinë vendore të policisë së Shkodrës, për 4 të mitur që kanë kryer në qytetin e Shkodrës 53 vjedhje të dokumentuara, por, në krahun tjetër, mbetet shqetësuese edhe pjesa e të miturve nëpër shkolla, ku shpesh herë ndodhin edhe konflikte mes të miturve, qoftë fizike, qoftë edhe elementë të tjerë të bullizimit apo keqpërdorimit të rrjeteve sociale”, thotë psikologu Nika.
Krimet e kryera nga të miturit janë një alarm jo vetëm për policinë e shtetit, por edhe familjen, shkollën dhe komunitetin.
Drejtuesi i Qendrës rinore “Arka”, Marjan Lukani, thotë se, në më të shumtën e rasteve, të miturit në konflikt me ligjin vijnë nga familje me probleme social-ekonomike.
“E para, është gjendja e arsimimit të prindërve dhe, së dyti, gjendja ekonomike e familjeve shqiptare. Së treti, është koha që prindërit kanë për edukimin e fëmijëve sepse në familjet shqiptare prindërit punojnë gjithë ditën dhe nuk u mbetet kohë për edukimin e fëmijëve. Po ashtu, kemi edhe mentalitetin që baballarët nuk merren me edukimin e fëmijëve dhe se kjo është një çështje që i takon nënës”, thotë ai.
Pjesa më e madhe e të miturve që shkelin ligjin vazhdojnë shkollën, ndaj, sipas zotit Lukani, shkolla duhet të jetë një nga barrierat për të parandaluar përfshirjen e të miturve në krime.
“Mungesa e trajnimit të stafit pedagogjik, si të ballafaqohen me këto raste në mënyrë që të bëhet parandalimi, trajtimi dhe riedukimi i të miturve”, thotë ai.
Për shkak të lehtësirave që ofron kodi i drejtësisë penale për të miturit, nga rreth 1600 të mitur në konflikt me ligjin, vetëm 50 prej tyre janë arrestuar. Qindra të tjerë janë hetuar në gjendje të lirë, duke shtuar rrezikun e rikthimit në përsëritës të veprave penale si dhe objekt shfrytëzimi nga grupet kriminale./VOA
Policia e Vlorës ka njoftuar se një turiste nga Tirana pë...
Një aksident ka ndodhur në Fier në lagjen “Kastriot” ku nj...
Tre oficerë policie dhe shefi i tyre janë arrestuar pasi u...
Ish-drejtuesi i Policisë Rrugore, Krenar Ahmeti ka bër...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme...
Gazetarja Jonida Shehu dhe eksperti i sigurisë rrugore...
Një aksident ka ndodhur rreth orës 19:10, në aksin rru...
Finalizohet operacioni policor "Laguna" mbi dokumentim...
Një aksident ka ndodhur në fshatin Melan të Dibrës ku një ...
Autoritetet në Vlorë kanë arritur të shpëtojnë një turist ...
Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë ka pushuar çështjen p...
Ka ndryshuar masa e sigurisë për Vjola Sterjon, ish-drejto...
Një trup i dekompozuar është gjetur në një kanal në Divjak...
Katër muaj pasi u zbulua laboratori i kokainës në banesën ...
Një autoveturë tip “Volsëagen Passat” është gjet...
Policia po heton dy pista nga të shtënat me armë drej një ...
U arrestua I. V., 49 vjeç, banues në Prrenjas, për veprat ...
Policia bën me dije se një lokal në bulevardin “Donald Tru...
Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:58, në aksin rru...
Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...