web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sekuestrohen rreth 62 mijë euro në Morinë

10 Mars 2023, 17:30, Kronika CNA
Sekuestrohen rreth 62 mijë euro në Morinë
Foto ilustruese

Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip "Volksëagen".

Gjatë kontrollit fizik ndaj pasagjerit të këtij automjeti, shtetasit Q. L., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 61 900 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. L., 32 vjeç, banues në Itali, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".

Ndërkaq, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme./ CNA.al





Lajmet e fundit nga