14 gjyqtarë të Shqipërisë nisen për trajnim në SHBA
Nisen për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës katërm...
122 raste me 132 të dëmtuar janë shifrat e tremujorit të fundit të rasteve të denoncuara për veprën penale të “dhunës në familje”. Një rritje e lartë e këtyre rasteve që bie ndesh me uljen e numrit të popullsisë. Duket se situata në juglindje mbetet shqetësuese për këtë problematikë, e cila vitet e fundit është shtuar së tepërmi në bashkitë e qarkut të Korçës. Dhuna në familje vijon të ekzistojë si problem aktual shoqëror, e cila gjenerohet dhe agravon deri në humbje jete të viktimave që kanë rënë pre e dhunës fizike.
Shpeshherë, viktimat e dhunës shohin si zgjidhje marrjen e menjëhershme të urdhrit të mbrojtjes, por sipas avokatit Esmerald Xhafa ka një sërë problematikash në mënyrën e trajtimit të këtij fenomeni. Xhafa arsyeton me detaje këtë problematikë, duke hedhur akuza drejt institucioneve ligjzbatuese për mënyrën se si trajtohen rastet e dhunës në familje. Sipas avokatit, rritja e dënimeve për dhunën në familje nuk konsiderohet zgjidhje për uljen e këtyre rasteve, ndërsa nxjerr në pah faktin se sapo viktima pajiset me urdhrin e mbrojtjes, institucionet e tjera nuk merren më me këtë rast.

“Rritja e dënimeve për dhunën në familje nuk jep zgjidhje apo pakësimin e dhunës në familje. Duhen parë instrumente të tjera për të zgjidhur dhunën. Të gjitha institucionet e tjera e ndërpresin angazhimin e tyre që në momentin që gjykata jep një vendim për urdhër mbrojtje apo arrest me burg. Asnjë nga zyrat pranë bashkive, përmbarimit apo OJF-të nuk merren më me trajtimin e dhunës në familje. Dhuna në familje duhet parë si një fenomen psiko-social dhe njerëzit duhet të orientohen duke u këshilluar se si të sillen në rastet e dhunës në familje.”
Esmerald Xhafa tregon se rritja e marzhit të dënimeve nuk sjell ulje të rasteve të dhunës pavarësisht se vit pas viti ka ulje të numrit të popullsisë. Nga ana tjetër, i pyetur për ligjin ekzistues për dhunën në familje, avokati shprehet se ky ligj është i përparuar, por ngërçi sipas tij qëndron te shoqëria, e cila vijon të ketë probleme sociale dhe ekonomike.

“Izolimi dhe burgosja apo rritja e marzhit të dënimit sjell agravimin e dhunës në familje pavarësisht se familja mund të ndahet e mos të kemi një familje. Përsëri janë subjekt i ligjit dhe ligji e shtrin veprimtarinë në fushën e zbatimit të tij edhe për ish-bashkëshortët e ish-bashkëjetuesit. Është duke u pakësuar numri i popullsisë, ndërkohë që rriten rastet e dhunës në familje. Duhet të ndiqen studime për të përcaktuar se cilët janë shkaktarët e kurrsesi nuk duhet për të ndryshuar ligjin pasi ne kemi një ligj për parandalimin e dhunës në familje i cili është shumë i përparuar për kushtet sociale-ekonomike të vendit tonë. Një ligj i cili ty të detyron të mos i afrohesh viktimës në një distancë prej 100 metrash, që nëse jetojmë në Korçë dhunuesi të mos hyjë në qytet pasi distanca llogaritet në vijë ajrore.”
Përgjegjësia e institucioneve i kalohet shpeshherë njëra-tjetrës kur në shumë raste nuk arrihet të vërtetohet ose provohet dhuna e ushtruar ndaj viktimës. Policia është ajo që i referon rastet në prokurori, dhe kjo e fundit te gjykata. Sipas Xhafës, gjykata ndihet e detyruar të lëshojë urdhrin e mbrojtjes pasi në rastet që kanë çuar në marrjen e jetës së viktimës, gjykata nëpërmjet urdhrit të mbrojtjes mbron veten e saj në këto ngjarje të rënda.

“Gjykatës pasi i shkon kërkesa për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, verifikimi është në pamundësi për të hetuar të plotë një ngjarje dhe një urdhër mbrojtjeje. Gjykata mjaftohet me deklarimet e viktimës e cila është dhe paditëse megjithëse urdhrat e mbrojtjes plotësohen nga policia dhe kjo është një lojë me top për të hequr institucionet përgjegjësitë nga vetja e tyre. Policia që në momentin që merr dijeni për një konflikt të zakonshëm familjar e referon si dhunë në familje pasi kemi dhunë psikologjike dhe dhunë fizike, duke mos e provuar si është ushtruar dhunë psikologjike ku nuk ka dëshmitarë apo asnjë lloj prove për të provuar apo kundërshtuar atë që pretendon paditësi. Prokuroria në momentin kur merr dijeni për ta hequr topin nga porta e saj ia dërgon gjykatës dhe nuk kemi hetime të plota sa i përket dhunës ne familje. Në momentin kur lëshohet urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes dhe që lihet seanca për verifikimin e kushteve të urdhrit të mbrojtjes pothuajse në të gjitha rastet nga ana e palës që ka kërkuar lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes nuk paraqiten prova. Megjithëse gjykatat sërish vazhdojnë e lëshojnë urdhrin e mbrojtjes pas 6 muajsh apo 1 viti, edhe në ato raste kur të dyja palët në konflikt janë të veçuara dhe jetojnë në familje të ndryshme. Kjo vjen edhe si shkak i rasteve të dhunës të cilat kanë vazhduar duke agravuar e duke arritur deri në humbje jete. Ky është edhe njëri nga shkaqet që gjykata lëshon urdhrin e mbrojtjes se asnjëri nuk do të bëhet objekt sulmesh e të vihet para pushkatimit në rastet kur një rast dhune agravon.”
Sipas Xhafës, urdhri i mbrojtjes mund të sjellë parandalim për një periudhë të caktuar, por kurrsesi nuk e zgjidh problemin në tërësi. Ai thotë se edukimi i shoqërisë për sjelljen në familje është zgjidhja kyçe për t’i dhënë fund këtij fenomeni, edukim i cili duhet të fillojë që në shkolla, pa qenë nevoja për burgosjen e gjithë shoqërisë.

“Urdhri i mbrojtjes sjell një parandalim por jo se zgjidh problemin. Në qoftë se dikush vazhdon dhunën ndaj ish-bashkëshortit apo bashkëshortes mund të vazhdojë edhe pasi të përfundojë urdhri i mbrojtjes. Nuk është zgjidhje urdhri i mbrojtjes, por edukimi i shoqërisë për t’u sjellë në familje. Njerëzit duhet të dinë se cili veprim përbën dhunë e cili veprim nuk përbën dhunë. Kjo gjë duhet të fillojë që në shkolla, 9-vjeçare e gjimnaz. Ne nuk mund të zgjidhim një problem duke burgosur gjithë shoqërinë. Dhuna nuk është një problem ligjor, por një problem social-ekonomik.”
Sipas të dhënave të marra pranë Policisë së Korçës për periudhën qershor-gusht janë denoncuar 122 raste të dhunës në familje ku kanë mbetur të dëmtuar 132 shtetas. Nga këto statistika 41 raste kanë qenë të dhunuara bashkëshorte, 7 bashkëshortë, 9 raste të mitur, 2 raste kanë qenë motra, 2 raste vëllai, 26 raste prindi dhe 45 raste lidhje të tjera familjare.
Nga po të njëjtat statistika janë referuar në prokurori në bazë të nenit 140/a te Kodit Penal “Dhuna në familje” 46 raste ku kanë ngelur të dëmtuar 55 shtetas, ku për këtë vepër janë arrestuar 26 shtetas, ndërsa 24 shtetas dhe janë në kërkim 3 shtetas.
Janë referuar në prokurori, në bazë të nenit 79/c+22 të Kodit Penal “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” 1 rast, me 1 autor i shpallur në kërkim, ku ka ngelur e dëmtuar 1 shtetase, bashkëshortja. Janë referuar në prokurori, në bazë të nenit 321/2 të Kodit Penal “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, 7 raste me 7 autorë, nga të cilët 4 janë arrestuar dhe 3 janë ndjekur në gjendje të lirë, ku kanë ngelur të dëmtuar 8 shtetas. Janë referuar në prokurori, për jo vepër penale sipas ligjit 9669, janë 68 raste, me 69 të dëmtuar, ku ndiqen në gjendje të lirë./ CNA
Nisen për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës katërm...
Plagosi me thikë një shtetas gjatë një konflikti të çastit...
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë ...
Qarkullonin të armatosur me kallashnikov, arrestohen në fl...
Nërron jetë një 36-vjeçar si pasojë e një aksidenti në Val...
Ndërron jetë një efektiv i FNSH-së në Shkodër si pasojë e ...
Ditën e sotme SPAK-u mbyll hetimet për dosjen e privat...
Aksident në lagjen 16 të qytetit. Një mjet përplas një mot...
Më datë 24.09.2024, rreth orës 17:40, në afërsi të rrethrr...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në zonën e Vorës...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gjormë të Vlorës...
Mesditën e kësaj të marte është përfshirë nga flakët n...
Policia në Durrës njoftoi se ka arrestuar një 18-vjeçar, p...
Dy ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato dhe ...
Arrestohen në flagrancë një shtetase ruse dhe një shtetase...
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të ma...
Një operacion i madh i antimafias italiane në Bari çoi në ...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masa sigurie për 3 punonjës t...
Katër kandidatë janë skualifikuar nga gara për postin ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...