web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qëlloi veten me armë zjarri/ Ndërron jetë në spital gardisti

15 Tetor 2024, 22:38, Kronika CNA

Qëlloi veten me armë zjarri/ Ndërron jetë në spital

Gardisti, i cili qëlloi veten me armën e shërbimit ditën e sotme ka ndërruar jetë në spital.

Efektivi i Gardës së Republikës tentoi t’i japë fund jetës me armën e shërbimit paraditen e kësaj të marte, në zonën e Qytetit Studenti.

37-vjeçari i identifikuar si Henri Haxhiraj është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Raportohet se 37-vjeçari vuante nga depresioni dhe ky dyshohet se është shkaku kryesor që e ka shtyrë të kryejë aktin e rëndë.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, ku në banesën e tij në Qytet Studenti, shtetasi H. H., 37 vjeç, ka qëlluar veten me armë zjarri, ju njoftojmë se ky shtetas ka ndërruar jetë në spital./CNA





Lajmet e fundit nga