web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Makina del nga rruga në Ersekë/ Plagosen burrë e grua

13 Tetor 2024, 16:12, Kronika CNA
Makina del nga rruga në Ersekë/ Plagosen burrë e grua
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur këtë të diel rreth orës 15:15, në fshatin Kodras Ersekë.

Shtetasi A. K., duke drejtuar automjetin tip "BMË", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar shoferi dhe bashkëshortja e tij pasagjere, shtetasja A. K.

Të dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Kolonjës dhe po marrin mjekim.    

 Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ CNA





Lajmet e fundit nga