web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shtëpia e barit” në Selitë/ Policia nxjerr detaje

10 Tetor 2024, 10:53, Kronika CNA

“Shtëpia e barit” në Selitë/ Policia nxjerr detaje

Policia ka nxjerrë detaje nga operacioni i mëngjesit të sotëm, ku u zbulua një “shtëpi bari” në Selitë.

Blutë bëjnë të ditur se “shtëpia e barit” ishte krijuar në ambientet e një magazine të vjetër dykatëshe, në rrugën “Hamdi Pepa”.

Ky objekt, sipas policisë rezulton i privatizuar nga shtetasit A. C., K. K. dhe V. S.

Në “shtëpinë e barit” u gjetën 105 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, të kultivuara në vazo plastike.

“Gjatë orëve të para të mëngjesit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë ndërhyrë në ambientet e një magazine të vjetër dykatëshe, në rrugën “Hamdi Pepa”, Selitë, ku nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, dyshohej se kultivoheshin bimë narkotike, me anë të llambave.

Nga kontrollet, në katin e dytë të këtij objekti, i cili nga verifikimet rezulton i privatizuar nga shtetasit A. C., K. K. dhe V. S., shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara në vazo plastike, 105 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Për rastin janë shoqëruar në ambientet e Policisë, disa shtetas, ndërkaq një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje, për të zbardhur dhe dokumentuar ligjërisht, rrethanat.

Në përfundim të veprimeve procedurale do të japim njoftim të detajuar për këtë rast”, thuhet në njoftimin e policisë./ CNA





Lajmet e fundit nga