Ari bie pavarësisht inflacionit të lartë në SHBA, ekspertët shpjegojnë arsyet
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...

Policia ka dhënë detaje të reja për operacionin në Selitë, ku u zbulua një “shtëpi bari” në një magazinë.
Blutë bëjnë me dije se kanë arrestuar 7 persona, mes të cilëve edhe 3 punonjës të OSHEE-së.
Gjithashtu është shpallur në kërkim një person tjetër dhe është proceduar penalisht një 39-vjeçare, për moskallëzim krimi.
5 shtetasit me iniciale E. T., Sh. T., A. L., E. L., dhe S. K., kishin përshtatur një tunel, nga kati i parë në katin e dytë të magazinës, për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.
Sipas policisë, punonjësit e OSHEE-së, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në këtë ambient, në zonën që ata kishin në monitorim, ndërsa shtetasja H. D., ka pasur dijeni për këtë veprimtari kriminale dhe nuk ka kallëzuar pranë organeve kompetente.
Njoftimi i plotë:
Finalizohet operacioni policor i koduar "Tuneli", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave.
Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve.
Gjatë operacionit është zbuluar një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, në një objekt ku kishte lidhje të paligjshme elektrike.
Arrestohen 7 shtetas, 3 prej tyre punonjës të OSHEE-së.
Shpallet në kërkim një tjetër dhe procedohet penalisht një 39-vjeçare, për moskallëzim krimi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Tuneli".
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:
- E. T., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike" kryer në bashkëpunim, i dënuar më parë në Gjermani për kultivim bimësh narkotike;
- Sh. T., 57 vjeç, A. L., 59 vjeç, E. L., 26 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike" kryer në bashkëpunim;
- E. P., 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës i grupit të monitorimit të OSHEE-së, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës";
- E. C., 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë elektriçist pranë OSHEE-së për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës";
- G. Gj., 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë faturist pranë OSHEE-së për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".
Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja H. D., 39 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".
Po në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike" kryer në bashkëpunim, shtetasi S. K., 46 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasit E. T., Sh. T., A. L., E. L., dhe S. K., në një magazinë në rrugën "Hamdi Pepa" kishin përshtatur një tunel, nga kati i parë në katin e dytë të magazinës, për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave. Punonjësit e OSHEE, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në këtë ambient, në zonën që ata kishin në monitorim, ndërsa shtetasja H. D., ka pasur dijeni për këtë veprimtari kriminale dhe nuk ka kallëzuar pranë organeve kompetente.
Gjatë zhvillimit të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar 193 bimë kanabis të kultivuara në vazo (183 prej tyre janë asgjësuar me anë të djegies ndërsa 10 janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme), 100 bimë të thara të futura nëpër thasë, llamba elektrike, ventilatorë, tuba plastikë, pajisje aspirimi, filtra, bobina dhe sende të tjera që shërbejnë për kultivim bimësh narkotike me anë të llambave.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë./ CNA
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lushnje-...
Një kamion del nga rruga në aksin nacional Lushnje-Berat, ...
Një avokat nga Tirana ka denoncuar në policinë e Dimal...
Policia ka nxjerrë detaje nga operacioni i mëngjesit të so...
Një “shtëpi bari” është zbuluar nga policia në zonën e...
Vetëm pak minuta më parë drejtuesi i një motomjeti ka humb...
Një 40 vjeçar, me inicialet E. S, i jep fund jetës në ...
Raporti vjetor i antidrogës italiane për vitin 2024, që u ...
Një ngjarje e rëndë raportohet nga mediat italiane se ...
Njoftimi i Policisë: Qarkullonte i armatosur me pisto...
Njoftimi i Policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Tir...
Njoftimi i Policisë: Angazhim maksimal për garantimin...
Gjyqtarja e Tiranës, Arnisa Këlliçi, ka rezultuar të k...
Prej më shumë se 3 ditësh në spitalin rajonal në Dibër...
Një 58-vjeçar gjendet i pajetë në një mjet tip kamion në f...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë, ku një në...
Disa banorë në Dibër janë shtruar në spital pasi kanë shfa...
Në Rinas është goditur një rast i paligjshmërisë. Shë...
Njoftimi i Policisë Si rezultat i punës së inteligjencës ...
Një kamion është përfshirë nga flakët në Bypass-in e Fieri...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...