web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia jep detajet/ Plagoset 19-vjeçari

25 Prill 2025, 20:35, Kronika CNA

Policia jep detajet/ Plagoset 19-vjeçari

Policia ka dalë me njoftimin zyrtar në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak më parë në Farkë.

Sipas policisë bëhet fjalë për një konflikt mes disa personave të paidentifikuar.

Nga konflikti ka mbetur i plagosur një 19-vjeçar.

“Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta. 

Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt”, njofton policia./ CNA





Lajmet e fundit nga