Shkrumbohet makina në Korçë
Një makinë është shkrumbuar pas mesnate në vendin e qu...

Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin pasuror nr.5, datë 09.02.2023, në lidhje me pasuritë në zotërim të subjekteve Bardhok Shota dhe Kastriot Shota, si dhe personave të lidhur me ta.
Subjektet e këtij procedimi pasuror vëllezërit Bardhok Shota dhe Kastriot Shota, banues në fshatin Derven, Fushë-Krujë, janë hetuar dhe po gjykohen nga autoritetet e Mbretërisë së Belgjikës, pasi në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal janë marrë me aktivitetin e kundërligjshëm të kultivimit të kanabisit gjatë periudhës qershor-korrik 2020, si dhe nga autoritetet ligjzbatuese belge janë zbuluar disa plantacione me kanabis në zonat Saint-Josse-Ten-Noode dhe Antwerp.
Nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe shërbimet e policisë gjyqësore në Njësinë “E” për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Hetimore të Departamentit të Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë janë bërë hetime në lidhje me pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme prej subjekteve Bardhok Shota dhe Kastriot Shota, si dhe personave të lidhur me ta.
Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr.10, datë 17.02.2023 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestrimin e pasurive të subjekteve nën hetim pasuror Bardhok Gjon Shota dhe Kastriot Gjon Shota, si dhe të personave të lidhur si më poshtë:
1.Pasuri e paluajtshme në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror), e deklaruar në proces legalizimi e ndodhur në Kodër-Derven, Krujë.
2.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 1, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 50.3 (pesëdhjetë pikë tre) m², i ndodhur në Golem-Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).
3.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 2, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 45.2 (dyzet e pesë pikë 2) m², i ndodhur në Golem-Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).
4.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 3, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 40.2 (dyzet pikë 2) m², i ndodhur në Golem-Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).
5.Pasurisë së luajtshme mjetit motorik të markës Dayang, modeli DY110-18, vit prodhimi 2013, i llojit motor.
Për Administrimin dhe përdorimin e pasurive të luajtshme dhe paluajtshme është ngarkuar Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë.
Në zbatim të urdhrit të ekzekutimit të datës 17.02.2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, janë bërë njoftimet përkatëse pranë Drejtorive vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Kavajë dhe Krujë, si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor, si dhe më datë 8 mars 2023 nga përfaqësuesit e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara është bërë sekuestrimi i tri apartamenteve të ndodhura në Golem, Kavajë.
Për sa i pëket pasurisë së paluajtshme në pronësi eventuale të Shtetasit Gj. Shota, e deklaruar në proces legalizimi, e ndodhur në Kodër-Derven, Krujë, nga përfaqësuesit e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara dhe shërbimet e policisë gjyqësore të Policisë së Shtetit është mbajtur aktkonstatimi përkatës, duke qenë se objektin në ndërtim e sipër nuk kishte asnjë person që të firmoste procesverbalin e sekuestros.
Në lidhje me mjetin motorik për të cilin është vendosur sekuestrimi është bërë njoftimi pranë Drejtorive Vendore të Policisë së Shtetit për bllokimin e këtij mjeti për efekt të zbatimit të vendimit të gjykatës për sekuestrim.
Një makinë është shkrumbuar pas mesnate në vendin e qu...
Policia e Durrësit ka dhënë detajet e para nga të shtë...
Disa të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:00 të di...
Gjykata e Korçës ka vendosur masën “arrest me burg” për 2 ...
Në pikën kufitare të Kapshticës janë sekuestruar 41 25...
SPAK ka sekuestruar 8 apartamente dhe shuma të mëdha paras...
Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulçar”. Operaci...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia ka vënë në pranga shtetasin K.F, 35 vjeç , i c...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrje...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë disa “parashiki...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka ironizuar një botues...
Para Gjykatës së Elbasanit ka dalë shtetasja ruse, Svetlan...
Apeli i GJKKO ka vendosur që të rikthejë për gjykim As...
Ka dështuar për të disatën herë seanca për Arbër Paplekajn...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në kryeqytet në rrugën “K...
Pas atenatit të një dite më parë në Shkozet, është zbardhu...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...