web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosja me armë zjarri në Sarandë/ Shpallen në kërkim 2 autorët e ngjarjes

17 Korrik 2025, 18:10, Kronika CNA

Plagosja me armë zjarri në Sarandë/ Shpallen në kërkim

Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e konfliktit me armë zjarri që u shënua këtë të enjte. Ngjarja ndodhi gjatë pasdites në lagjen nr. 4 në Sarandë.

Njëri autori është Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, 43 vjeç. Autori tjetër është vëllai i tij  Erjon Canaj, 35 vjeç.

Të dy shtetasit janë persona me precedentë penalë.

Nga konflikti mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit G. H., 32 vjeç dhe E. L., 24 vjeç.

Dy shtetasit pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, u dërguab drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar./CNA





Lajmet e fundit nga