web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja e 23-vjeçarit/ Zbardhet dëshmia e njërit prej autorëve: Kishim konflikte, merreshim me drogë

17 Korrik 2025, 11:03, Kronika CNA

Vrasja e 23-vjeçarit/ Zbardhet dëshmia e njërit prej

Njëri prej autorëve të arrestuar për vrasjen e 23-vjeçarit R.D. në Mat ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve.

F.B. ka treguar se njihej me viktimën, kishin punuar me drogë në Gjermani.

Ai ka pranuar se ka pasur konflikte me të, por mohon ta ketë vrarë.

Nga ana tjetër, autori tjetër i arrestuar P.Ç. ka pranuar se ka qenë në vendngjarje ditën e krimit. Por ka dëshmuar se nuk e njihte personalisht viktimën dhe mohon të ketë dijeni për ngjarjen.

Ai ka pohuar se njeh vetëm K.B., i cili është shpallur në kërkim.

Më tej ka dëshmuar se me vëllezërit Bushgjokaj ishte takuar pasi ata i kishin thënë se do të dilnin në zonë për të gjetur një sasi droge nëpër fshatra.

Më pas ai thotë se janë ndarë në dy automjete.

Sipas tij, vëllezërit hipën në një tjetër makinë, që sipas grupit hetimor mendohet të jetë makina e 23-vjeçarit.

Ai dëshmon se më pas i kanë thënë “ik tani”, ndërsa shton se ngjarjen e ka dëgjuar nga mediat./ CNA





Lajmet e fundit nga