Aksident i rëndë në Kukës/ Plagoset nëna me dy fëmijët
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotm...

Gazmor Maxhari, babai i Griseld Maxharit, i cili është ndaluar nga policia si njëri prej autorëve të ngjarjes së ndodhur në Pogradec dy muaj më parë ku mbeti i palgosur Joan Muçllari, në një deklaratë për mediat ka thënë se djali i tij 22-vjeçar nuk është autor në këtë ngjarje.
Ai shton se djali i tij ka ndërhyrë për të shuar sherrin dhe se prokuroria dhe policia po e akuzojnë pa të drejtë. Ai nuk e bën djalin e tij pa faj, por thotë se ai nuk është autori, ndërsa shton se e dorëzoi vetë në polici dhe nuk e arrestuan këta të fundit.
"E vërteta e djalit tim qëndron se atë prokuroria dhe policia e kanë arrestuar si autor të ngjarjes së ndodhur para 2 muajsh. Lidhur me këtë ngjarje di të them që djali im nuk është autor i kësaj ngjarjeje".
Pyetje: Cili është roli i djalit tuaj?
Maxhari: Djali im ka qenë atë ditë xhiro me makinë (me autorin) është konfliktuar me palën tjetër, jo djali im, pasi ai ka qenë thjeshtë shoqërues atë ditë me autorin.
Pyetje: Ju po thoni që djali juaj akuzohet pa të drejtë?
Maxhari: Po, dhe kjo është e vërteta që ai nuk është autor, ai koincidoi atje. Ai ka ndërhyrë thjeshtë për të shuar sherrin mes palëve dhe ka parandaluar një ngjarje që mund të degradonte edhe më shumë.
Pyetje: Çfarë akuze rëndon sot mbi djalin tuaj?
Maxhari: Sot mbi djalin tim rëndon akuza si autor në ngjarje, në vrasje të mbetur në tentativë, ndërkohë që sipas dëshmitarit okular djali im thjeshtë ka ndërhyrë për të ndarë sherrin.
Pyetje: Si u dorëzua djali juaj në komisariat, pse u fsheh?
Maxhari: Djali im u tremb dhe kishte frikë, ai iku nga frika e kësaj ngjarjeje.
Pyetje: Ju e keni dorëzuar vetë djalin, pse policia ka raportuar sikur e kapi ajo?
Maxhari: Tani, kohët e fundit unë kam komunikuar me djalin dhe kam arritur që ta bind, dhe ai ishte ndërgjegjësuar pasi kishte parë në media që prokuroria po e akuzonte si autor dhe u bind që të dorëzohet. Unë kam bërë dorëzimin e tij bashkë me avokatin në dt. 24. ora 10.30.
Maxhari: Jam shumë i indinjuar pasi në të gjitha mediat kam lexuar që u kap një nga autorët, kur unë djalin tim e kam dorëzuar vetë duke njoftuar të gjitha instancat.
Pyetje: Ju po thoni që djali juaj duhet të gjykohet si ndihmës dhe jo si autor?
Maxhari: Po, prandaj unë e binda që ai të dorëzohet për të deklaruar të gjitha çka di. Që ai nuk është autor, por shoqërues, djali im s'ka lidhje me palën tjetër dhe as konflikt.
Ka dëshmitarë okular të palës tjetër, i cili ka deklaruar që djali im ka ndërhyrë vetëm për t'i ndarë.
Unë kam besim që drejtësia do të shkojë në vend. Ai të dënohet për fajin e tij dhe autori i ngjarjes për fajin që ka bërë./CNA.al
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotm...
Është gjetur 31-vjeçarja nga Librazhdi, e cila u denon...
Pesë turistë janë helmuar në Radhimë, pasi kanë drekua...
Burim Duraku, i cili akuzohet për veprën penale “Vrasj...
Ka ndërruar jetë në spital 40-vjeçari i aksidentuar pa...
Një vatër zjarri është shfaqur në zonën e mbrojtur të ...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotm...
Vijon monitorimi i pandërprerë i qarkullimit rrugor, d...
Vijon bashkëpunimi, për lokalizimin, kapjen dhe ekstra...
Një 67 vjeçar nga Prrenjasi i cili është denoncuar në ...
Në media u raportua se një farmaci në zonën e Xhamllik...
Një farmaci ka rënë pre e grabitësve në zonën e Xhamll...
Një gjyq i pazakontë është zhvilluar në ambjentet e gj...
Një 22 vjeçar në Pogradec është arrestuar ga policia. ...
Policia e Vlorës ka bërë “namin” ditën e sotme. Një q...
Në bashkëpunim me autoritetet italiane, policia e Kope...
Finalizohet operacioni policor i koduar "Distribute", ...
Garda Civile spanjolle ka çmontuar një bandë të trafikut t...
Policia shqiptare ka vënë në pranga një 32-vjeçar shqi...
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “SPA”, dhe ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...