Mblidhet sot Këshilli Kombëtar i PD-së/ Pritet zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve dhe strukturave
Partia Demokratike vijon procesin e riorganizimit të brend...
Partia Demokratike vijon procesin e riorganizimit të brend...

Katër efektivët e doganës së Kapshticës, të arrestuar ditën e shtunë, janë lënë të lirë.
Gjykata e Korçës ka vendosur pezullimin nga detyra për katër efektivët e Pikës Kufitare të Kapshticës.
Ndërsa për drejtuesin e automjetit në të cilin u gjet lënda narkotike, e dyshuar heroinë, u vendos masa e sigurisë “Arrest me burg”. Ndaj tyre rëndon akuza për "Shpërdorim detyre".
Mjeti me 6 kg heroinë ishte lejuar nga efektivët të kalonte në pikën kufitare të Kapshticës.
Avokati Nevzat Tarelli, i cili mbron një nga katër efektivët, pas seancës gjyqësore tha se mbrojtja nuk sheh asnjë element komprometues për vepër penale.
Tarelli e ka cilësuar të paligjshëm ndalimin e katër efektivëve.
Sa i përket vendimit për pezullim nga detyra, Tarelli tha se do të apelohet pasi sipas tyre nuk ka vepër penale.
“Gjykata pranoi pjesërisht kërkesën e prokurorisë. Ka deklaruar të paligjshëm arrestimin e punonjësve të policisë dhe ka pranuar kërkesën për caktim mase sigurimi personal me karakter ndalues, atë të "pezullimit nga detyra".
Nga prokuroria u pretendua vlerësimi si i drejtë dhe i ligjshëm i arrestit për të gjithë dhe është kërkuar kjo masë sigurimi me karakter ndalues. Nga mbrojtja është kundërshtuar fort në dy kërkesat e veta, pasi ne nuk shohim në materialet e dosjes asnjë element komprometues për ekzistencën e veprës penale të shpërdorimit të detyrës. Pra për arrestin besoj se të gjitha palët kanë qenë të qarta se nuk ka qenë i motivuar në kuptimin e flagrancës sepse nuk ka pasur gjë flagrante. Ky ka qenë gjithë diskutimi dhe gjithë debati që është zhvilluar në seancë. Arrestimi i paligjshëm ka të bëjë kur një person kapet me sende ose prova që tregojnë se e ka kryer veprën penale, pra është në kushtet e flagrancës. Në rastin konkret, shpërdorimi i detyrës është një vepër penale e cila nuk mund të konstatohet kaq lehtë, kërkon veprime verifikuese, hetime për të konkluduar nëse ekziston ose jo vepra penale. Në këtë kuptim gjendja e flagrancës nuk motivohet në arrestimin flagrant, përjashtuar rasteve shumë të rralla që mund të jenë të dukshme. Në rastin konkret jo vetëm që s'ka qenë e dukshme sepse e tillë është procedura, pasi punonjësit e policisë kanë marrë pjesë në dokumentimin e veprës penale të trafikimit, pra janë përfshirë në kryerjen e veprimeve hetimore qoftë në skaner, qoftë në dokumentimin e rastit. Janë pyetur si deklarues dhe çuditërisht janë arrestuar. Kjo e bën në vetvete arrestimin jo në përputhje me ligjin procedurial penal. Këtë ka konstatuar edhe gjykata.
Absolutisht që do ta apelojmë. Unë, bashkë me kolegët e palës mbrojtëse të punonjësve të policisë, mendojmë që nuk ka vepër penale dhe nuk plotësohen
kushtet e përcaktimit të masave të sigurimit personal dhe kjo është e papranueshme që të pezullohen nga detyra ata njerëz që në fakt janë pjesë e hallkës së kapjes dhe dokumentimit të rastit të trafikimit të lëndëve narkotike. Për këtë arsye do ankimohet menjëherë sapo të kemi vendimin e gjykatës. Rezultati i kapjes është meritë e AMP, ata kanëpasur informacionin, ata kanë organizuar edhe kapjen. Ajo që thashë unë, pjesa e punonjësve të policisë është që këta punonjës policie, pasi mjeti është futur në skaner, janë përfshirë të gjithë në dokumentimin e rastit, pra nuk mund të marrin merita që nuk i kanë. Por në veprimet e tyre, nuk gjendet asnjë element në mospërmbushje të detyrës. Është punë rutinë e zakonshme dhe për më tepër klienti, të cilin unë mbroj që ishte në pozicionin e përgjegjësit të turnit dhe është shumë e largët që ai të jetë në të gjitha vendet e shërbimeve në të njëjtin moment kohor", tha avokati./ CNA
Një 32-vjeçar në Librazhd është vënë në pranga pasi tentoi...
Kontrolle të shtuara nga shërbimet e Policisë Kufitare Vlo...
Një operacion i madh antidrogë u finalizua nga policia fin...
Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parand...
Intensifikohen kontrollet gjatë 10 ditëve të para të qersh...
Policia ka ndaluar përshkallëzimin e një konflikti mes dy ...
Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Korçë,...
Rreth orës 17:45, në fshatin Ura e Shtrejtë, Postribë, dys...
Policia e Himarës dhe pushues të rastësishëm i vijnë në nd...
Policia Rrugore Gjirokastër, e pranishme 24/7 në të gjitha...
Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, ku sh...
Policia e Vlorës ka finalizuar një tjetër operacion antidr...
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 55 vite burg në total autor...
Një organizatë kriminale, anëtarët e së cilës ishin aktivë...
Zjarr në lagjen ‘Tepe’ pas Kalasë Rozafa në Shkodër. Nga ...
Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Lushn...
Një djalë 16-vjeçar me origjinë shqiptare u qëllua me thik...
Një bazë ushqimore bagëtish në fshatin Mjedë (bashkia Vau ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në “Qytet ...
Policia ka arrestuar shtetasit D.I 31 vjeç dhe J.Ll 29-vje...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...