"Autorët vepruan si grup paramilitar"/ Lala: Qitësi ndërroi armën kur qëlloi në afërsi
Gazetarja Klodiana Lala gjatë një daljeje televizive ka dh...

Gazetari Andi Tela, i ftuar në emisionin “Task Force” ka folur për atentatin e djeshëm në rrethrrotullimin e Rinasit.
Tela deklaroi se atentati ndodhi në zonën më të sigurt në Shqipëri dhe u shpreh se kjo ngjarje ka pasur një regjisor.
Më tej, gazetari tha se atentati mund të jetë porositur për të ndodhur pikërisht aty ku ndodhi, për të treguar forcë.
Tela u shpreh se që të ndodhë i gjithë ky organizim duhet një mbështetje shumë e madhe në polici, por dhe më lart se policia.
“Këta që na qeverisin mund të dalin prapë me variantin që këto gjëra i shikoni më tepër për filma.
Por nëpër filma i vendos regjisori. Pa u zgjatur, si t’i dojë qejfi atij. Pra, i vendos njerëzit, e merr makinën dhe e çon ku t’i dojë qejfi. Në këtë rast ne ndodhemi, atë që po themi të gjithë në zonën praktikisht më të sigurt në Shqipëri. Pra, ti nuk e mendon kurrë që në Sheshin “Skënderbej” dikush mund të vritet dhe të mos kapet nga policia. Edhe këtu, që ti të bësh një vrasje të tillë, duhet të jesh regjisori i kësaj vrasjeje.
Pra, ti ke vendosur që atë ditë mos të ketë makinë policie atje dhe as polic. Që atë ditë kjo makinë, mbasi bën vrasjen që i zgjat një minutë gjithë ekzekutimi të marrë makinën dhe të shkojë 14 km larg, në një rrugë që historikisht ka pasur trafik. Të kalosh urën, të kalosh postblloqe të ndryshme policie, apo çdo pengesë të mundshme, dhe të shkosh të djegësh makinën e të vazhdosh jetën normalisht. Pra, një regjisor, i cili është shumë më i fuqishëm sesa shoferi i makinës, ka vendosur që mos të ketë polic dhe askush mos t’i bëjë barrikadë autorëve të vrasjes. Këtu duhet kuptuar se cili është pozicioni i atij që ka porositur vrasjen. Sa i fuqishëm është ai apo ata që e kanë porositur këtë vrasje, sepse ata të tretë që ekzekutojnë ata janë një grup komando që kanë marrë përsipër ta bëjnë atë punë dhe e bëjnë ashtu siç e dinë ata. Po, porosia, dhe unë mendoj që edhe kërkesa ka qenë e atillë, të ndodhë aty. Sepse ata mund ta kryenin këtë vrasje nga këtu deri te shtëpia ku do shkonte Dani; mund të gjendeshin njëqind vende të tjera për ta kryer.
Por ata e donin pikërisht atje, për të treguar forcë. Dhe nëse sot, në përfundim të kësaj ngjarjeje, merr në akuzë dy punonjës policie që kanë përgatitur letrat e shoferit të plagosur, më kujton pak a shumë të njëjtën skenë të ndodhur në Bllok me vrasjen e bankierit Santo. Penalizuan policin rrugor, i cili duhej të ndalonte dy autorët e vrasjes, që nga ai moment ata kaluan te kryqëzimi i presidencës ku ishte një polic tjetër, dhe arritën të shkonin në të njëjtin vend dhe të zhdukeshin, pa i parë më njeri. Pra, ka një organizim i tillë që të bën të dyshosh të gjithë, prandaj çuditemi ne dhe themi, si ka mundësi që të ndodhin këto gjëra? Por që të ndodhin këto gjëra, sigurisht që duhet të kesh një mbështetje shumë të madhe mbështetje në polici, por edhe më tepër sesa nga policia”, tha Tela./CNA
Gazetarja Klodiana Lala gjatë një daljeje televizive ka dh...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar dy punonjës pol...
Si pasojë e aksidentit në Zall-Bastar, ku mjeti ra në humn...
Është publikuar videoja e atentatit të ndodhur ditën e dje...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Zall-Basta...
Një 53-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të opera...
Një 49-vjeçar u arrestua në Lezhë, pasi ushtroi dhunë fizi...
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ekzekutimin e Gilma...
Dy shtetase nga Kazakistani u arrestuan në flagrancë në qy...
Një ditë më parë një ekzekutim me armë zjarri në rrethrrot...
Agjenti i AMP-së, Muçi Shaljani, ndodhet në intubim. Sipas...
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Smart Bank Phi...
Një ambient i përshtatur si “Call Center”, ku mashtroh...
Plagosi me thikë një 30-vjeçar, gjatë një konflikti për mo...
Policia e Elbasanit ka pezulluar nga detyra shefin e Seksi...
Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” me gazetarin...
Gazetari Elton Qyno ka deklaruar se një person është shqoë...
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka dhënë detaje ...
Gazetari Elton Qyno ka zbardhur të tjera detaje në lidhje ...
Të tjera detaje vijojnë të zbardhen nga atentati në Rinas ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...