Aksident i rëndë/ Mjeti del nga rruga, humb jetën 20-vjeçari
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Arrameras t...

Policia e Dibrës, gjatë një konference për mediat, ka dhënë detaje në lidhje me një operacion të kryer për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në miniera.
Sipas të dhënave nga policia, janë sekuestruar rreth 1 ton lëndë plasëse.
Në pranga kanë përfunduar 6 persona.
Deklarat e plotë:
Së bashku me prokurorin jemi këtu, për të bërë prezent për ju dhe nëpërmjet jush, për publikun, rezultatet e operacionit policor të koduar “Toka e artë”, në kuadër të të cilit janë goditur raste të shfrytëzimit të minierave, në mënyrë të paligjshme, të magazinimit dhe tregtimit të lëndëve plasëse, të fshehjes së të ardhurave dhe të punësimit të paligjshëm.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në përmbushje të objektivave të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e informalitetit, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, bazuar në inteligjencën informative se disa shtetas shfrytëzonin një minierë, në mënyrë të paligjshme, ndërsa disa të tjerë tregtonin lëndë plasëse po në mënyrë të paligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Toka e artë”, në kuadër të të cilit u arrestuan shtetasit:
B. K., 25 vjeç dhe D. K., 21 vjeç (person me precedent të mëparshëm kriminal, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje), të dy banues në Krastë, përvetësues dhe shfrytëzues, në mënyrë të paligjshme, të një miniere në Batër, Krastë.
Këta shtetas u arrestuan për veprat penale "Ushtrimi i aktivitetit pa qenë i regjistruar pranë organeve tatimore", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municoneve”.
Dy vëllezërit kishin përvetësuar një galeri në Batër dhe vazhdonin të kryenin punime, me qëllim nxjerrjen dhe shfrytëzimin e materialit minerar.
Gjatë kontrollit të ushtruar në galeri janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 kallëpe me lëndë plasëse dinamit (me peshë 8 kg) dhe 15 kapsolla elektrike.
Gjithashtu, është arrestuar shtetasi H. B., 38 vjeç (minator/zjarrmëtar), punonjës në galerinë e përvetësuar nga dy vëllezërit, për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive".
Në vijim të operacionit janë arrestuar dhe shtetasit:
I. L., 34 vjeç, banues në Krastë, administrator i një subjekti për përdorim dhe tregtim të lëndëve plasëse, për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive" dhe "Fshehja e të ardhurave", pasi në subjektin e tij janë gjetur dhe sekuestruar 1 ton e 56 kilogramë lëndë plasëse dinamit dhe 2275 kapsolla elektrike; shtetasi E. L., 33 vjeç, me detyrë minator/zjarrmëtar në këtë subjekt;
K. L., 48 vjeç, banues në Krastë, administrator i një subjekti për përdorim dhe tregtim të lëndëve plasëse, për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive", pasi në subjektin e tij janë sekuestruar 96 kg lëndë plasëse dhe 1525 kapsolla elektrike
Gjithsej janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 ton e 162 kilogramë lëndë plasëse dhe 3815 kapsolla elektrike dhe janë vënë në pranga 6 shtetas.
Administratorët e të dy subjekteve për përdorimin dhe tregtimin e lëndëve plasëse, njëri prej tyre edhe drejtues teknik i subjektit të tij, konkretisht shtetasi K. L., tregtonin lëndë plasëse në mënyrë të paligjshme dhe në kundërshtim me rregullat e përdorimit dhe të tregtimit të lëndëve plasëse.
Në bazë të VKM-së nr. 313, të datës 15.04.2015, Policia mori vendim për revokimin e autorizimit të depove për magazinimin dhe transferimin e lëndëve plasëse për subjektet e mësipërme. Gjithashu, i është dërguar shkresë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, për heqjen e licencave të subjekteve të mësipërme.
Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme.
Njëkohësisht, ndaj këtyre dy subjekteve të konstatuara në paligjshmëri me lëndët plasëse po vijojnë hetimet për mënyrën e pajisjes me licencë nga organet përkatëse, për hetimin e ngjarjeve të ndodhura me lëndë eksplozive më parë, në qarkun e Dibrës, si dhe në bashkëpunim me qarqet e tjera, për të parë nese këto subjekte kanë ushtruar veprimtarinë e paligjshme të shitjes së lëndës plasëse, personave të paautorizuar nga ligji.
Ndërkohë, nga ana e strukturave të DVP Dibër do të vijojnë kontrollet për zbatimin e ligjshmërisë për pajisjen e subjekteve të tjera me licencën për ushtrimin e këtij aktiviteti.
Përfitoj nga rasti të siguroj qytetarët e qarkut Dibër se strukturat policore të këtij qarku janë tërësisht të angazhuara për të garantuar rendin e sigurinë, si dhe për të goditur krimin dhe paligjshmëritë. Në këtë kuadër dëshiroj të ftoj sërish qytetarët që të besojnë dhe të bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë e qarkut, pasi bashkërisht ndërtojmë një ambient sa më të sigurtë për fëmijët tanë./ CNA.al
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Arrameras t...
Një aksident ka ndodhur në Lushnjë. Një shtetase 50-v...
Policia e Durrësit ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje...
Banorët e Porto Romanos në Durrës, janë shprehur se nd...
Banorët në Porto Romano të Durrësit po evakuuohen pasi...
Raportohet se banorët e Porto Romanos janë evakuuar. ...
Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar në kuadër të operacio...
Një 85-vjeçare është gjetur e pajetë në fshatin Drenovë, t...
Kristian Fermosi është personi që ka hapur zjarr në Shkodë...
Shkodra është tronditur mbrëmë nga plumbat. Dy vëllezër ja...
Disa të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur p...
Një aksion për kapjen e Ibrahim Liçit, të shumëkërkuar...
Më datë 25.10.2022, në Babrru, nga shërbimi i Urgjencë...
Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim, është vënë në pran...
Pedagogu i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka analizuar s...
Një aksident është regjistruar rreth orës 16:50, në ak...
Gjykata ka caktuar masën arrest me burg për dy vëllezërit ...
Një 38-vjeçar në kërkim ka rënë në prangat e policisë së D...
Një aksident është regjistruar në Lezhë. Një automjet...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...