Gjenden 7 pako me kokainë të fshehura në një furgon në Portin e Durrësit
Në një furgon në Portin e Durrësit janë gjetur 7 pako ...
Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me drogën që u kap një një furgon mallrash në port.
Policia bën me dije se janë gjetur të fshehura në një furgon 7 pako me lëndë narkotike kokainë, me peshë totale 7 kilogramë e 300 gramë.
Sasia e drogës ishte fshehur në pjesën e poshtme të sediljes, në një vend të fshehtë të krijuar për këtë qëllim.
Në prangat e policisë kanë rënë A. D., 40 vjeç, shoferi i furgonit, dhe M. Ç., 28 vjeç, pronari i furgonit.
Njoftimi i Policisë:
Falë kontrolleve të shtuara të Policisë Kufitare dhe me mbështetjen e inteligjencës informative të strukturave hetimore të Policisë së Shtetit, parandalohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të drogave të forta.
Gjenden të fshehura në një furgon dhe sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 7 pako me lëndë narkotike kokainë, me peshë totale 7 kilogramë e 300 gramë.
Vihen në pranga pronari i furgonit dhe drejtuesi i fugonit ku u gjet lënda narkotike.
Shërbimet e Policisë Kufitare, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të lëndëve narkotike, si rezultat i intensifikimit të kontrollit, bazuar dhe në analizën e riskut dhe në inteligjencën informative të siguruar nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë, në dalje, automjetin furgon që drejtohej nga shtetasi A. D.
Nga kontrolli i imtësishëm, duke përdorur edhe teknikat bashkëkohore të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në pjesën e poshtme të sediljes, në një vend të fshehtë të krijuar për këtë qëllim, 7 pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar kokainë, me peshë totale 7 kilogramë e 300 gramë.
Në vijim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
-A. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, shoferi i furgonit;
-M. Ç., 28 vjeç, banues në Tiranë, pronari i furgonit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 kilogramë e 300 gramë lëndë narkotike kokainë, 4 celularë, fugoni, 3950 euro, 21 700 lekë, 150 korona suedeze dhe 60 franga.
Ndërkohë, strukturat hetimore të DVP Durrës, në drejtimin Departamentit të Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim./CNA
Në një furgon në Portin e Durrësit janë gjetur 7 pako ...
Biznesmeni italian Davide Pecorelli, i dënuar me 4 vite bu...
Një efektive policie është vetëvrarë pasditen e kësaj të p...
Një punonjës i Gardës së Repulikës është vetëplagosur këtë...
Gjykata e Korçës ka lënë në "arrest me burg", dy persona m...
Finalizohet në Vaun e Dejës operacioni policor i koduar "E...
Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që trafikoi...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti që ndodhi mbrëm...
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e ...
Pasditen e së enjtes, disa çiklistë janë përplasur në ...
Përmbyset kamioni me targa të huaja në Qafë-Thanë. Mësohet...
Aksident i rëndë në fshatin e Dardhës. Sipas informacionev...
Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin I. B., 33 vjeç, ...
Autoritetet greke kanë gjetur dhe sekuestruar mbi 200 kg k...
Detaje të tjera janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Tiranë...
Më datë 23.05.2024, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize ...
Gjykata e Faktit e Vlorës dënoi të mërkurën me 18 vite bur...
58-vjeçari R.Gj., me bashkëshorten e tij të moshuar dhe di...
Arian Tuku është arrestuar në Verona të Italisë. Ai ishte ...
Avioni i linjës Lion-Stamboll ka bërë ulje të detyrueshme ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...