web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Megaoperacioni i SPAK/ Arrestohet në Itali Arian Tuku

22 Maj 2024, 16:06, Kronika CNA

Arian Tuku është arrestuar në Verona të Italisë. Ai ishte në kërkim nga policia, në kuadër të megaoperacionit të 50 urdhër-arresteve që SPAK lëshoi disa ditë më parë.

Në hetimet e tyre, SPAK zbuloi se ai kishte tentuar të vriste Aleks Ndrekën dhe kishte organizuar kushtet për vrasjen e Durim Bamit.

Po ashtu, sipas autoriteteve, në vitin 2020, ai kishte trafikuar 168 kg kanabis sativa në Mal të Zi.

Autoritetet malazeze e sekuestruan këtë sasi të madhe të drogës.

Rastet e tij të krimit janë pjesë e hetimeve të SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës./CNA 





Lajmet e fundit nga