web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Maliq/ Grabitësit vjedhin makinën në oborrin e shtëpisë

14 Shkurt 2024, 10:05, Kronika CNA
Maliq/ Grabitësit vjedhin makinën në oborrin e shtëpisë
Foto ilustruese

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Sovjan të Maliqit. Mësohet se disa persona kanë vjedhur një automjet që ndodhej në oborrin e një banese, e më pas një dyqan të vogël.

Sipas burimeve në polici, bëhet me dije se pronari i mjetit kishte parkuar makinën në oborrin e shtëpisë duke lënë çelësat brenda dhe mjetin e ndezur.

Në ato momente kur pronari ndodhej brenda banesës, disa persona kanë marrë mjetin dhe janë larguar me shpejtësi. Dyshohet se gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, ata kanë vjedhur edhe disa paketa cigare në një dyqan të vogël në fshat.

Nga ana e policisë po bëhet këqyrja e të gjitha kamerave të sigurisë në aksin nacional, ndërsa mësohet se po bëhen shoqërime të personave në komisariat që mund të kenë dijeni për vjedhjen e mjetit, apo edhe mund të jenë të dyshuar./CNA 





Lajmet e fundit nga