web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Makina merr përpara dy këmbësorë/ Plagoset 50-vjeçari dhe e mitura në Durrës

20 Shkurt 2023, 20:41, Kronika CNA
Makina merr përpara dy këmbësorë/ Plagoset 50-vjeçari
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotmë në Xhavzotaj të Durrësit.

Mësohet se një automjet me drejtues shtetasin J. A., 30 vjeç, ka përplasur këmbësorët shtetasit A. D., 50 vjeç, dhe G. K, e mitur.

Blutë bëjnë me dije se të plagosurit janë dërguar menjëherë në dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga