web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kamioni mori flakë në ecje/ Zbardhet shkaku

8 Nëntor 2022, 10:05, Kronika CNA

Kamioni mori flakë në ecje/ Zbardhet shkaku

Një kamion është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Policia ka zbardhur shkakun që dyshohet se ka përhapur zjarrin në pjesën e përparme të kamionit.

“Me datë 08.11.2022, në afërsi të nënkalimit te Fabrika e Miellit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht mjeti tip kamion me drejtues shtetasin O. K.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njofton Policia./CNA.al





Lajmet e fundit nga