Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Mediat në Amerikën Latine i kanë vënë emër dhe mbiemër kreut të grupit të kokainës. Sipas tyre ai është Dritan Rexhepi.
Në një artikull të "Infobae.com", Dritan Rexhepi cilësohet dhe konsiderohet si "mbreti" i ri i kokainës.
“Mbreti i kokainës”, siç njihet bosi shqiptar i drogës, Dritan Rexhepi, vepron nga një burg në Ekuador. Një raport i fundit i publikuar nga media britanike "The Economist", shkruan se Rexhepi “është modeli i suksesshëm i emisarit kriminal ballkanik të kokainës në Amerikën Latine”, pasi ai është udhëheqës i një strukture të sofistikuar për trafikun e drogës nga Amerika e Jugut në Europë, madje u dha ryshfet autoriteteve, që nga viti 2014 kur u arrestua.
Rexhepi po vuan dënimin me 13 vite burg për trafik droge. Ai u dënua më 10 prill 2015, megjithëse autoritetet e arrestuan në vitin 2014 në një operacion të quajtur "Los Balcanes".

Rexhepi u arrestua në Quito, në atë operacion që rezultoi në sekuestrimin e 278 kilogramëve kokainë. Shqiptari hyri në Ekuador me dy identitete të rreme dhe ndryshoi imazhin e tij, ndaj autoriteteve të vendit iu desh të zgjidhnin identifikimin me gjurmë gishtash dhe zbuluan se ishte Rexhepi, i cili tashmë ishte në kërkim nga Europoli.
Aktualisht ndaj Rexhepit ka dy kërkesa për ekstradim, njëra nga Shqipëria dhe tjetra nga Italia, por njëra prej tyre do të hyjë në fuqi me përfundimin e dënimit në Ekuador. Shqiptari është në kërkim edhe në Belgjikë dhe së fundmi është akuzuar se ka urdhëruar dhe organizuar, nga qelia, rrëmbimin e një 49-vjeçari në Shqipërinë qendrore në shkurt të vitit 2020. Viktima nuk u gjet kurrë dhe supozohet se ka vdekur.
Autoritetet italiane akuzojnë gjithashtu Rexhepin se ka urdhëruar të paktën dy vrasje të tjera gjatë qëndrimit në burg, në Ekuador dhe Shqipëri. Shqiptari ka mohuar përfshirjen e tij në këto krime.
Kapo shqiptar ishte i burgosur në një burg në Guayaquil, por që nga viti 2017 ai ndodhet në burgun Latacunga, ku ndodhi një nga masakrat më të fundit që përfundoi me vrasjen e 16 personave, përfshirë Leandro ” el boss” Norero , një tjetër trafikant droge.
Sipas "Balkan Insight", Rexhepi është kreu i një federate kriminale transnacionale të trafikantëve shqiptarë të drogës që ka derdhur kokainë me vlerë qindra milionë euro nga Amerika e Jugut në Europë. Operacionet e Rexhepit, që nga viti 2014 në kohën e qeverisë së Rafael Correas, do të vazhdonin nga burgu sepse ai kishte akses në celular, ndonëse autoritetet kanë mohuar që kapo të ketë pajisje celulare në qeli.

Megjithatë, qindra objekte të ndaluara hyjnë në burgjet e Ekuadorit, nga telefonat celularë, paratë, madje edhe municionet dhe armët e kalibrit të lartë.
Rexhepi ka qenë i lidhur me kartelin shqiptar kompania "Bello". Në shtator 2020, siç raportohet nga autoritetet europiane, operacione të ndryshme në Europë dhe Lindjen e Mesme çuan në arrestimin e 20 të dyshuarve. Sipas Europol, kompania "Bello" kontrollonte të gjithë zinxhirin e importit të drogës.
"Balkan Insight" kishte akses në disa dokumente të gjykatës italiane që identifikonin Rexhepin, tani 41 vjeç, si “mbreti i padiskutueshëm” i kompanisë "Bello", me akses në sasi të pafundme kokaine.
Kompania "Bello" është një kartel i përbërë nga 14 banda kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e drogës dhe, sipas autoriteteve, ka operuar që nga viti 2014 në Ekuador, Holandë, Belgjikë, Shqipëri dhe Itali, siç është publikuar në nëntor 2021 nga "The Wall Street Journal".
Objektivi i kësaj mafie, sipas prokurorëve italianë, “ishte shtrirja e kontrollit mbi trafikun ndërkombëtar të drogës dhe rritja eksponenciale e fitimeve të anëtarëve të federatës”.

Karteli do të kishte përfituar nga marrëdhënia e tij e privilegjuar me prodhuesit e kokainës në Amerikën e Jugut. Sipas disa raporteve nga Kombet e Bashkuara dhe Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, dihet se Kolumbia dhe Peruja, të dyja në kufi me Ekuadorin, janë prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në rajon.
Kjo marrëdhënie i lejoi anëtarët e kompanisë "Bello" të eksportonin sasi të mëdha droge nga Amerika e Jugut në portet holandeze dhe belge.
Sipas "WSJ", Rexhepi e kishte marrë kokainën nga Kolumbia përmes një shoku të burgosur. Shqiptari përdorte një celular të fshehur dhe organizonte dërgesa miliona dollarëshe në kontejnerë që arrinin në porte të ndryshme të Holandës. Me fitimet nga trafiku, ai urdhëroi sulme kundër kundërshtarëve të tij.
Përveç historisë së tij kriminale, Rexhepi njihet edhe për arratisjet e tij. Ai madje është arratisur nga burgu më shumë herë se trafikanti meksikan i drogës Joaquín Guzmán Loera, i njohur më mirë si El Chapo Guzmán.
Mafia shqiptare në Ekuador
Sipas portaleve të ndryshme informative, ardhja e shqiptarëve në Ekuador daton në fillim të viteve 2010. Shumica e tyre jetojnë në Guayaquil me identitete të rreme për të shmangur persekutimin në Shqipëri. Shqiptarët dhe mafia ballkanike besohet se kanë fituar ndikim në tregtinë ndërkombëtare të drogës. Kjo përkon me një hetim të kryer nga media dixhitale Plan V e Ekuadorit, e cila në vitin 2019 zbuloi tashmë operacionin e mafies shqiptare në vend.
E gjithë kjo ndodhi gjatë mandatit të Rafael Correas, i cili qeverisi Ekuadorin midis 2007 dhe 2017.
Sipas hetimeve gazetareske, grupet kriminale shqiptare kanë mbërritur në vend mes viteve 2014 dhe 2015. Ata janë tërhequr nga mundësia për të vendosur kontakte të drejtpërdrejta me kartelet e Kolumbisë, Bolivisë, Venezuelës, ndër të tjera. Përveç kësaj, Ekuadori është konsideruar si një vend i pambrojtur i rrënuar nga korrupsioni, i cili u lejon anëtarëve të këtyre mafieve të blejnë dokumente mashtruese, si karta identiteti dhe pasaporta.

Një hetim nga e njëjta media zbuloi se midis 2017 dhe 2019, me Lenín Moreno në pushtet, 56 shqiptarë të lidhur me aktivitete të paligjshme hynë në Ekuador duke përdorur fasadat për të qëndruar në vend. Disa thanë se erdhën për turizëm, biznes apo për të banuar.
Ndikimi i mafies shqiptare në Amerikën Latine shihet në shtimin e dërgesave drejt Durrësit, një qytet port në Shqipërinë perëndimore, ku është sekuestruar më shumë se një ton kokainë e fshehur në kuti bananesh. Droga që niset nga Guayaquil, sipas informacioneve nga autoritetet, zakonisht fshihet në kontejnerë.
Mafia shqiptare fiton kontrollin e rrugëve të dërgesës së drogës në të njëjtën kohë që në Guayaquil ka një luftë mes bandave kriminale që kërkojnë të punojnë me gangsterët shqiptarë. Bandat vendase luftojnë për epërsi për të punuar me shqiptarët dhe për të marrë pjesën e tyre në biznesin fitimprurës të paligjshëm, sipas një hetimi të fundit nga media angleze "The Telegraph".

Me këtë betejë të ashpër, Guayaquil është bërë një nga 50 qytetet më të rrezikshme në botë.
Sipas mediave britanike, shqiptarëve u duhen bandat ekuadoriane për t’i ndihmuar në transportin e kokainës dhe sigurimin e tyre. Burimet e inteligjencës ekuadoriane që folën për "The Telegraph" thanë se “shqiptarët bashkëpunojnë me banda të ndryshme në pika të ndryshme të zinxhirit të furnizimit, por ata që kanë më shumë territor, më shumë armë dhe më shumë kontroll bëhen partnerët e preferuar”.
Edhe gangsterët shqiptarë i bashkojnë fëmijët që të mësojnë të jenë vrasës. Ata premtojnë se të armatosurit më të mirë do të udhëtojnë në Europë. Të miturit, të cilët fillojnë në botën e krimit që në moshën 10-vjeçare, trajnohen në gjykatat e lagjeve të varfra të Guayaquil./CNA.al
Gjykata sot pritet të japë vendimin për dënimin e 59-vjeça...
Pasditen e sotme në Tiranë dyshohet se është vetëhedhur ng...
Pasditen e sotme mediat greke raportuan se është gjetur nj...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka zbuluar 'formulë...
Gruaja e Xherxh Laçit ka dhënë dëshminë e saj duke rrë...
Detaje tronditëse janë zbardhur nga familja Laçi e cila po...
Klodian Çalamani, autori i vrasjes të Mateo Vasiut, ka...
Motra e Gjergj Laçit, radikalit fetar të arrestuar një dit...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë ...
Familjarët e 52-vjeçarit, Xherxh Laçi, kanë dhënë dësh...
Një efektiv policie është goditur nga drejtuesi i një ...
Policia ka dhënë detaje të mëtejshme në lidhje me të s...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmje...
Sot një tjetër ngjarje ka tronditur opinionin publik. ...
Një film thriller, por në jetën reale, kështu mund të përk...
Një film thriller, por në jetën reale, kështu mund të ...
Pak më parë policia njoftoi se një 46-vjeçar në Kuçovë, u ...
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë, për të...
Finalizohet nga Drejtoria e Antiterrorit dhe Komisaria...
Policia e Fierit ka bërë të mundur kapjen e 58 vjeçari...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...