web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Jepte pasaporta false për të kaluar kufirin/ 25-vjeçari kapet “me presh në duar”

10 Janar 2023, 15:52, Kronika CNA
Jepte pasaporta false për të kaluar kufirin/ 25-vjeçari kapet
Foto ilustruese

Një 25-vjeçar është kapur në flagrancë, teksa pajiste një shtetase turke me pasaportë false, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Arrestimi i tij u bë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në portin e Durrësit.

Konkretisht në pranga u vu shtetasi me iniciale B. J., 25 vjeç, banues në Zvicër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ndërkaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./ B.A. - CNA.al





Lajmet e fundit nga