Humb kontrollin e makinës dhe përfundon në kanal/ Ndërron jetë 18-vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë. Një i ri ...

Gjatë kësaj jave janë shënuar disa ngjarje kriminale që kanë tronditur vendin. Disa vrasje, plagosje si dhe vetëvrasje janë raportuar gjatë këtyre ditëve në media.
Java nisi me një krim në familje në Milot. Mesditën e të hënës, 19 gusht u regjistruan të shtëna me armë zjarri në Milot nga ku mbetën të plagosur 3 persona.
Në sherr u përfshinë 7 persona, 4 të një familjeje dhe 3 të një tjetre. Fillimisht ata janë zënë me mjete të forta dhe më pas konflikti ka degjeneruar në përdorimin e armës.
Policia ka arrestuar dy prej personave të përfshirë në këtë sherr dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.
Në po të njëjtën ditë, në 19 gusht të shtëna me armë zjarri u regjistruan në Tiranë në zonën e Komunës së Parisit ku një efektiv policie, Erjon Goxhara plagosi shtetasin Lorenc Kosta.
Sërish krimi ndodhi për motive të dobëta. Autori u vetëdorëzua vetëm ditën dy ditë më parë në polici.
Po ashtu mbrëmjen e 19 gushtit një shtetas amerikan që banonte në zonën e Laprakës dhe ishte pedagog, vrau me litar gruan, dy qentë dhe më pas veten.
Një krim ky që tronditi mbarë opinion publik për shkak të detajeve që prej kohësh i mbante të mbyllur në banesë.
Në po të njëjtën mbrëmje, të 19 gushtit, u regjistruan të shtëna me armë zjarri në Velipojë, ku u vranë dy persona.
Policia njoftoi se për motive të dobëta, shtetasit G.F dhe dhe E.F vëllezër kanë qëlluar me armë zjarri shtetasit E.I dhe A.H, të cilët janë dërguar menjëherë në spital por nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve të marra dhe kanë ndërruar jetë.
Mëngjesin e së martës, në 20 gusht u raportua një tjetër ngjarje e rëndë rreth orës 03:00, në lagjen Nr. 4 të Korçës.
Shtetasi me iniciale Dh. Gj., rreth 90 vjeç dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu në banesën e tij.
Në po të njëjtën ditë, u zbulua një tjetër ngjarje kriminale në Mirditë në fshatin Lajthizë.
Policia bëri të ditur se 68-vjeçari me iniciale F. R. është qëlluar me armë zjarri, nga dritarja e dhomës ku flinte.
Po në datën 20 gusht u gjet i pajetë në një përrua 72-vjeçari me iniciale F. A. në Memaliaj.
U raportua më vonë se 72-vjeçari ishte vrarë. Nga hetimet rezultoi se i moshuari ishte goditur dy herë në kokë dhe në qafë me mjet prerës dhe më pas ishte hedhur në kanal.
Disa të shtëna me armë u regjistruan mesditën e të mërkurës në fshatin Repisht të Shkodrës.
Të shtënat me armë ishin në drejtim të disa efektivëve të policisë, të cilët po shkonin për të asgjësuar një parcelë kanabisi.
Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk pati të lënduar.
Në 21 gusht, një tjetër plagosje ka ndodhur në vend, në Gjirokastër. Në vendin e quajtur "Ura e Lumit", Gjirokastër, në një servis automjetesh, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi E. N., 25 vjeç plagosi me thikë shtetasin D. S., 38 vjeç, banues në fshatin Picar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë javës janë raportuar edhe disa vetëvrasje, rastet më të shumta janë regjistruar në Tiranë.
Rasti më i fundit i plagosjes ndodhi ditën e djeshme në rrethrrotullimin e Teg-ut ku në sherr u përfshinë disa persona dhe mbeti i plagosur një prej tyre, sërish për motive të dobëta.
Kjo është java e përgjakshme me një sërë plagosjesh, vrasjesh dhe vetëvrasjesh, të raportuara dhe njoftuara nga vetë unifromat blu./ CNA
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë. Një i ri ...
Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë ditën e djeshme, s...
Autoritetet kanë finalizuar ekstradimin nga Spanja drejt S...
Një tjetër i esktraduar gjatë 24 orëve të fundit është edh...
Ekstradohet nga Spanja i shumëkërkuari i drejtësisë, Ismai...
Një sherr është regjistruar në afërsi të rrethrrotulli...
Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të enjt...
Policia ka goditur aktivitetin kriminal në fushën e tr...
Pas 6 orësh kërkimi u bë e mundur gjetja dhe shpëtimi i tu...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 2 në Laç. ...
Policia Detare në Dhërmi u ka ardhur në ndihmë dy pushuesv...
Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në të dal...
Efektivi Erjon Goxhara u vetëdorëzua pasditen e sotme në p...
Një tjetër ekstradim është finalizuar nga autoritetet. Në ...
Erjon Goxhara efektivi që qëlloi me armë zjarri në Komunën...
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar në lidhje...
Një tjetër plagosje ka ndodhur në vend këtë herë në Gjirok...
Këtë të mërkurë është ekstraduar nga Greqia drejt vend...
Disa të shtëna me armë janë regjistruar mesditën e kës...
Një furgon ka dalë nga rruga mesditën e kësaj të mërkure d...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...