Tragjedia me 22-vjeçaren nga Kenia/ Shoqërohet në polici shoferi i kazinosë
Një person është shoqëruar në polici, për rastin e 22-vjeç...

Ditën e sotme është shoqëruar në polici shoferi i kazinosë, ku punonte 22-vjeçarja nga Kenia, e cila u dhunua barbarisht në Tiranë dhe humbi jetën.
Radi Barçi dyshohet të jetë përfshirë në vdekjen e 22-vjeçares.
Në dëshminë e tij ai ka thënë para policisë se nuk ka pasur asnjë lidhje e asnjë konflikt me kenianen.
Mamaja e së resë nga Kenia, Ruth Abongo, tha në një intervistë për mediat se 4 ditë para ngjarjes së rëndë ajo kishte udhëtuar me 32-vjeçarin Rodi Barci, në Durrës. Sipas nënës së vajzës, shoferi i kishte qëndruar shumë pranë, sjellje e cila s’i kishte pëlqyer së resë. E ëma ka thënë më parë se shoferi ka dashur të krijonte marrëdhënie romantike me të bijën, por ajo e kishte refuzuar.
Pas refuzimit ai e përndoqi për dy javë 22-vjeçaren, sipas rrëfimit të mamasë.
“Atje shoferi ishte treguar i mirë me të sepse s'kishte qëndruar shumë afër. Ishte shumë ekspresiv njësoj sikur të ishin në një marrëdhënie. Ajo e kishte pyetur ‘përse po sillesh kështu sepse unë nuk jam e dashura jote’. Ai kishte thënë se ‘unë po të mbroj’ dhe Xhoi i kishte thënë se 'kjo nuk është e drejtë, unë jam e rritur’ dhe e di që më parë ky shoferi i kishte kërkuar Xhoit të kishin marrëdhënie, por Xhoi kishte refuzuar dhe i kishte thënë jo. 'Ky shoferi nisi ta ndiqte nga pas për dy javë. Kur Xhoi e vuri re këtë u përball me të dhe i tha ‘Përse po më ndjek mua? E kam vënë re që po më ndjek. Do të të raportoj në kompani’. Më pas shoferi i tha ‘jo, mos u shqetëso. Mos më raporto'.
Thjesht po mendoja se përse po më refuzon ftesën për të dalë me mua. Po të ndiqja për të kuptuar se cilin po takon që të pengon të takohesh me mua’. Ata ranë dakord që të mos hyjnë në një lidhje, por të mbeten miq. Në bazën e miqësisë, Xhoi pranoi ftesën për të shkuar në Durrës të hënën.
Ata shkuan në Durrës dhe shoferi vazhdonte të shprehte ndjenjat e tij dhe Xhoi nuk e pëlqeu këtë. Xhoi u zemërua në Durrës dhe i kërkoi që të ktheheshin. Kur u kthyen ata u zunë dhe Xhoi e bllokoi atë. Ajo i tha mjaft dhe nuk dua më miqësi me ty sepse kjo është e tepërt. Kësaj here Xhoi po komunikonte me një shoqe në Kenia ku po i tregonte për mënyrën se si kishte vepruar shoferi dhe se ajo nuk po ndihej e sigurt.
Që të jem e sinqertë, kur ata u kthyen në shtëpi nga Durrësi shoferi i saj u fut menjëherë në dhomën e saj të gjumit dhe hoqi rrobat. Xhoi i tha ‘çfarë po bën? Ti vazhdon akoma me këtë sjellje, mjaft’ dhe shoferi i thotë ‘me kë po flet në telefon që mendon se është i rëndësishëm’. Kjo bëri që Xhoi të zemërohej dhe ta bllokonte numrin e telefonit të shoferit”, rrëfeu detajet nëna e Joy-t.
Prej 14 gushtit të vitit 2022 vajza nga Kenia u shtrua për kurim në spitalin e Traumës, pasi u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë, megjithëse ngjarja është ende e mbuluar me mister.
22-vjeçarja ndërroi jetë në Kenia ndërsa lajmi u konfirmua nga nëna e saj. Joy u largua nga spitali i Traumës në “half coma”, pra gjysmë koma, e pavetëdijshme me 25 janar 2023./CNA.al
Një person është shoqëruar në polici, për rastin e 22-vjeç...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka treguar ...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka zbuluar një...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka nxjerrë ...
Në media janë publikuar disa pamje, ku ujqërit sulmojn...
Policia ka reaguar pas videos së vajzave minorene, të cila...
Një video sherri mes disa vajzave ka bërë xhiron e rrjetit...
Plagosi me mjet prerës (thikë), një 52-vjeçar, kapet pas n...
Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar se zbulime të reja p...
Më 2 mars Gjykata e Lartë do të shqyrtojë një rekurs të vi...
Një ngjarje ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i M...
Rreth orës 13:20, në lagjen "Naim Gjylbegu", Shkodër, dysh...
Gjykata e Elbasanit ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për ...
Ditën e sotme është shtyrë seanca gjyqësore për ish-minist...
Zbardhet shkaku i vdekjes së 48-vjeçarit që u gjet i pajet...
Më datë 24.02.3023, rreth orës 03:00, në lagjen "5 Maji", ...
Më datë 23.02.2023, në afërsi të "Vasil Shantos", një auto...
Policia e Krujës i erdhi në ndihmë një turisti austriak që...
Amar (Dritan) Shkëmbi është arrestuar ditën e sotme në Emi...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...