SPAK "çmonton" bandën kriminale/ Zbulohen kokat e trafikut të drogës në Shqipëri dhe Itali
Pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme ka rezultuar se gru...

Zbardhet gjithë dinamika e ngjarjes në burgun e Peqinit, ku mbeti i vrarë Arben Lleshi dhe i plagosur Indrit Shaqja.
Prokuroria Elbasan njofton se pas hetimeve ka rezultuar se Sokol Mjacaj ka qenë i armatosur për më shumë se 20 ditë në burg dhe armën e mbante me vete në zona të ndryshme të burgut.
Sipas prokurorisë, rezulton se Sokol Mjacajt nuk i është kryer procedura standarte e kontrollit fizik në burg, ndaj ai mund të lëviste edhe i armatosur.
Ndërkohë në njoftim theksohet se për të shtënat me armë, e cila reuzltoi me vrasjen e një të burgosuri, zyrtarët e burgut nuk kanë njoftuar policinë e Elbasanit dhe Peqinit.
Për shkeljet në këtë institucion është dhënë urdhër ndalimi për 12 zyrtarë, mes të cilëve edhe drejtori i burgut Kamber Hoxha.
Njoftimi i Prokurorisë së Elbasanit:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionitë të Përgjithshëm Elbasan ka rregjistruar procedimin penal nr.1549 dt.15.12.2023 për veprat penale të “Vrasja në rrethana cilësuese” nga e cila një e mbetur në tentativë, “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Shpërdorim i detyrës” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” të parashikuar nga nenet 79/dh, 278/1, 248 dhe 324/a/2 i K.Penal.
Nga kryerja e veprimeve hetimore deri në këto momente rezulton se, Në datë 15.12.2023 rreth orës 13:52 në ambjentet e regjimit të brendshëm të IEVP Peqin, shtetasi (i dënuar me burgim përjetshëm, i caktuar me vendim gjykate siguri e lartë) Sokol Mjaca me armë zjarri pistoletë ka gjuajtur në drejtim të shtetasit (të dënuar) Arben Lleshi dhe Indrit Shaqja, duke lënë të vdekur në vend viktimën Arben Lleshi dhe plagosur viktimën Indrit Shaqja. Më pas ky shtetas ka kanosur me armë zjarri në dorë punonjësit e shërbimit si dhe më pas është izoluar me armë në dorë në ambjentet e takimeve me familjarët në këtë burg.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruara një armë zjarri, 5 gëzhoja, si dhe dy predha të dëmtuara.
Nga kryerja e veprimeve të para hetimore, konkretisht kqyrje e vendit të ngjarjes, deklarimeve të marra, pyetjes së personit nën hetim Sokol Mjaca dhe akteve shkresore të administruara deri në këto momente, arma e zjarrit është futur në IEVP Peqin dhe më pas është mbajtur në dhomë nga i dënuari Sokol Mjaca për një kohë rreth 20 dite. Gjithashtu kjo armë dyshohet të jetë mbajtur prej tij dhe në ambjetet e përbashkëta në këtë burg (ajrim, apo rregjimi brendshëm).
Në vijim të veprimeve hetimore ka dyshime të bazuara se nga punonjësit e shërbimit, nuk janë përmbushur detyrat funksionale, pasi nuk kanë kryer kontrollin fizik, që konsiston dalja e të dënuarit nga dhoma për ajrim dhe kthimin nga ajrimi për në dhomë në ditën e ngjarjes si dhe në ditët e mëparshme. Gjithashtu gjatë transferimit nga ambjentet e godinës të emërtuar si 41 biz ku ka qënë i akomoduar për në godinën B të sigurisë së lartë ku është akomoduar së fundmi i dënuari Sokol Mjaca rezulton se nuk është kryer procedura standarte e kontrrollit fizik dhe të sendeve personale si parashikon skema e sigurisë, si dhe nga ana e autoriteteve të informacionit të burgut nuk është njoftuar ngjarja e ndodhur në orën 13:52 të datës 15.12.2023 në sallën operative të DVP Elbasan apo Komisariatin e Policisë Peqin.
Mbi këtë bazë nga policia gjyqësore është arrestuar në flagrancë shtetasi:
• Sokol Mjaçaj alias Mjacaj, i biri i Fran dhe i Tone, i dtl.14.02.1995, lindur dhe banues në Shkodër, Nj. Adm. Shalë, arsimi 9 vjeçar, profesioni i papunë, gjendja civile beqar, gjëndja gjyqësore i dënuar me burgim të përjetshëm dhe vuan dënimin në IEVP Peqin, si i dyshuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” nga të cilat njëra e mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arëmëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, të parashikuara nga nenet 79 pika dh e 22, 278/1 dhe 324/a/2 të Kodit Penal.
Gjithashtu me Vendim të Prokurorit të çështjes është urdhëruar ndalimi si te dyshuar për nje krim dhe konkretisht të shtetasve:
1. K.H, me detyrë drejtori i IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka marrë masat e duhura ligjore për menaxhimin e sigurisë në burg duke cenuar rëndë sigurinë në këtë institucion.
2. Q.M, me detyrë Shef regjimi, të godinës 41 Bis, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka respektuar detyrimet ligjore të përcaktuara në skemën sigurisë së burgut për kryerjen e kontrollit të dënuarit Sokol Mjacaj nga godina e 41 bis në sektorin B.
3. N.Gj. me detyrë ish shefi i sigurise të IEVP Peqin pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka marrë masat e nevojshme për të parandaluar hyrjen në rregjimin e brendshëm të armës së zjarrit me të cilën është kryer vrasja.
4. A.D., me detyrë Specialist informacioni, salla operative IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar detyrën e tij duke mos njoftuar Sallën operative të Policisë së Shtetit për ngjarjen e ndodhur.
5. I.B., me detyrë punonjës sherbimi Godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedurën e detyrueshme të kontrollit të dënuarit Sokol Mjacaj.
6. F.M., me detyrë polic shërbimi tek godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedurën e detyrueshme të kontrollit të dënuarit Sokol Mjacaj.
7. F.P, me detyrë polic shërbimi, pergjegjes sektori kati i parë, godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedurën e detyrueshme të kontrollit të denuarit Sokol Mjacaj.
8. V.Sh., me detyrë shef regjimi godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka marre masat e nevojme per te garantuar respektimin e procedurave të kontrollit në sektorin që ai drejton.
9. G.M, me detyrë shërbim në kollonë, godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedurën e detyrueshme të kontrollit të dënuarit Sokol Mjacaj.
10. K.H, me detyrë punonjës i rolit bazë, godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedurën e detyrueshme të kontrollit të dënuarit Sokol Mjacaj.
11. E.Ç, me detyrë polic shërbimi, godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedurën e detyrueshme të kontrollit të dënuarit Sokol Mjacaj.
12. I.D, me detyrë punonjës roli bazë, godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedurën e detyrueshme të kontrollit të dënuarit Sokol Mjacaj./CNA
Pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme ka rezultuar se gru...
Vrasja e një të burgosuri dhe plagosja e një tjetri ng...
Një aksident i shumëfishtë është regjistruar mbrëmjen ...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja që tronditi...
Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja në burgun e Peq...
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ndodhet aktualisht në...
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi...
Ministria e Drejtësisë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ...
Sokol Mjacaj është vetëdorëzuar dhe po merret në pyetje ng...
Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm, ka qëlluar...
Prokurori i Elbasanit, Drejtori i Përgjithshem i Burgj...
Është konfirmuar se nga përplasja me armë në burgun e Peqi...
Përveç forcave RENEA, mësohet se edhe Policia e Elbasanit ...
Një konflikt me armë zjarri ka ndodhur në burgun e Peqinit...
Forcat RENEA janë nisur drejt burgut të Peqinit, aty ku ka...
Njoftim paraprak nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve! ...
CNA ka siguruar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rën...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Peqinit, ku...
CNA mëson se Sokol Mjacaj, i dënuar përjetë për vrasje...
Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e atentatit që n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...