Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...

Pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme ka rezultuar se grupi kriminal që trafikonte kokainë, heroinë dhe marijuanë në Itali dhe Shqipëri drejtohej nga Gernard Beu, Emirjan Beu dhe Braniol Liço.
Ndaj tyre rëndojnë veprat penale:“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.
Prokurorët kanë vërtetuar se ky grup kriminal ka tregtuar një sasie prej më shumë se 120 kilogram kokainë, 15 kilogramë heroinë shumë e pastër, si dhe 129 kilogramë marijuanë e 92 kilogramë hashash, të sekuestruara në Itali në disa episode të ndryshme.
Veprimtaria kriminale e këtij grupi është zhvilluar për periudhën kohore nga viti 2015 dhe në vazhdim dhe është zhvilluar në Shqipëri kryesisht në Durrës, si dhe në qytete të ndryshme në Itali, si në Bergamo, në Breshia, në Milano, në Torino.
Ndërsa, si pjesëmarrës në këtë grup kriminal që kanë bashkëpunuar me drejtuesit e grupit dhe me njëri tjetrin, janë identifikuar 18 persona të tjerë, të cilët në vënde dhe në periudha të ndryshme, kanë kryer aktivitetin e tregtimit të lëndëve narkotike.
Me vendim të GJKKO-së janë sekuestruar pasuri me vlerë 1 milionë që u përkisnin: Gernard Beut, Emirjan Beut dhe Braniol Liços.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.49 viti 2019, që bën fjalë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga neni 283, paragrafi (1), si dhe nenet 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Ky procedim penal është hetuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore me Prokurorinë e Bergamos, në Itali, e cila është mbështetur nga Eurojust, Europol, si dhe është mbështetur në mënyrë të vazhdueshme nga ana financiare nga Projekti IPA/2019 “Lufta kundër krimeve të rënda në Ballkanin Perëndimor”.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në Itali dhe në Shqipëri është bërë e mundur që të zbulohet një grup kriminal që ka vepruar në Itali dhe në Shqipëri, që ka patur si qëllim tregtimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë, heroinë dhe marijuanë.
Nga veprimet hetimore është bërë e mundur të provohet tregtimi i një sasie prej më shumë se 120 kilogram kokainë, 15 kilogramë heroinë shumë e pastër, si dhe 129 kilogramë marijuanë e 92 kilogramë hashash, të sekuestruara në Itali në disa episode të ndryshme.
Veprimtaria kriminale e këtij grupi është zhvilluar për periudhën kohore nga viti 2015 dhe në vazhdim dhe është zhvilluar në Shqipëri kryesisht në Durrës, si dhe në qytete të ndryshme në Itali, si në Bergamo, në Breshia, në Milano, në Torino etj, vende ku është kryer transportimi dhe tregtimi i lëndëve narkotike.
Nga hetimet e përbashkëta janë mbledhur provat e nevojshme nga të cilat provohet se ky grup kriminal është krijuar dhe është drejtuar nga të pandehurit Gernard Beu, Emirjan Beu dhe Braniol Liço, të cilët kanë koordinuar veprimet midis tyre për drejtimin e grupit kriminal.
Ndërsa, si pjesëmarrës në këtë grup kriminal që kanë bashkëpunuar me drejtuesit e grupit dhe me njëri tjetrin, janë identifikuar 18 persona të tjerë, të cilët në vënde dhe në periudha të ndryshme, kanë kryer aktivitetin e tregtimit të lëndëve narkotike.
Në përfundim të hetimeve paraprake të pandehurit Braniol Liço, Gernard Beu dhe Emirjan Beu janë akuzuar se kanë kryer veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga neni 283, paragrafi (1), si dhe nenet 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Të pandehurit Florid Vukaj, Lulzim Selimi, Dhimitër Nina, Dorian Beu, Syrjan Tola, Ramazan Grada, Igli Lala, Saimir Prenga, Rexhep Dallupi, Enkeleda Bakalli dhe Gjergji Luli, janë akuzuar se kanë kryer veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga neni 283, paragrafi (1), si dhe nenet 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Ndërsa të pandehurit Alfred Luli, Ilir Duro, Françesko Çeçi, Lorik Prengaj, Gjergj Zefi, Renato Zefi dhe Eledjo Dedej, janë akuzuar se kanë kryer veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Gjatë hetimeve paraprake lidhur me këtë procedim penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimet nr.395 akti datë 05.10.2023 dhe nr.414 akti datë 18.10.2023 ka vendosur masën e sigurimit “Sekuestro preventive” ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në zotërim direkt dhe indirekt të drejtuesve të grupit kriminal, të pandehurve Braniol Liço, Gernard Beu dhe Emirjan Beu.
Mbi bazën e dy vendimeve gjyqësore të mësipërme janë sekuestruar 3 (tre) shoqëri tregtare dhe asetet e tyre, katër aktivitete të tjera tregtare, anije peshkimi, automjete, 5 (pesë) pasuri të paluajtshme të llojit “Njësi”, një apartament dhe një garazh.
Pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme kanë një vlerë rreth 1,000,000 (Një milion) Euro dhe sekuestrimi i tyre është kryer me arsyetimin se vlera e tyre iu korespondon vlerës së produkteve të veprës penale, të cilën të pandehurit kanë përfituar nga kryerja e aktivitetit kriminal.
Në datën 11.12.2023 Prokuroria e Posaçme ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale nr.49 viti 2019 në ngarkim të të pandehurve të mësipërm me akuzat e tyre respektive./CNA
Vrasja e një të burgosuri dhe plagosja e një tjetri ng...
Një aksident i shumëfishtë është regjistruar mbrëmjen ...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja që tronditi...
Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja në burgun e Peq...
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ndodhet aktualisht në...
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi...
Ministria e Drejtësisë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ...
Sokol Mjacaj është vetëdorëzuar dhe po merret në pyetje ng...
Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm, ka qëlluar...
Prokurori i Elbasanit, Drejtori i Përgjithshem i Burgj...
Është konfirmuar se nga përplasja me armë në burgun e Peqi...
Përveç forcave RENEA, mësohet se edhe Policia e Elbasanit ...
Një konflikt me armë zjarri ka ndodhur në burgun e Peqinit...
Forcat RENEA janë nisur drejt burgut të Peqinit, aty ku ka...
Njoftim paraprak nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve! ...
CNA ka siguruar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rën...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Peqinit, ku...
CNA mëson se Sokol Mjacaj, i dënuar përjetë për vrasje...
Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e atentatit që n...
Policia e Tiranës ka arrestuar babë e bir pasi mashtru...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...